• |
ide | kryesore

“Ne nuk e sulmuam Ukrainën”/ Ministri rus Lavrov për bombardimin e spitalit: Ishte bosh

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat të mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm ukrainas, ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov deklaroi se civilët janë pengje të batalioneve vullnetare ukrainase, dhe jo objektiv të ushtrisë ruse. Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara se po krijonin armë biologjike në Ukrainë, duke ia mbajtur këtë të fshehtë Bashkimit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lavrov tha se “operacioni special”, siç e quan Rusia pushtimin e Ukrainës, po shkon sipas planit.

“Ne nuk e sulmuam Ukrainën,” shpjegoi ai, duke pretenduar se Rusia po kërcënohej dhe duhej të mbronte rajonet e Donetsk dhe Luhansk, të cilat Moska i sheh si të pavarura nga Ukraina.

“Civilët e gjetën veten peng në të ashtuquajturit batalione vullnetare. Ata po përdoren si mbrojtje njerëzore. Marrëveshja për korridoret humanitare është në zbatim. Është gjetur rruga më efektivët për të larguar civilët. Ne ju kujtuam kolegëve tanë se në Bjellorusi pala ruse ofroi propozime korrekte, dhe pala ukrainase i mori këto ide. Duam të vazhdojmë marrëveshjen në territorin bjellorus. Operacionet ushtarake, këto vlerësime bëhen nga ministria ruse e mbrojtjes. Operacioni ynë është në shënjestër. Ne shohim se sa e rrezikshme është kontakti i ndërkombëtarëve dhe BE që ka shkelur parimet ndërkombëtare, duke dorëzuar armë vdekjeprurëse në Ukrainë, duke përfshirë sisteme mbrojtëse që janë të zhvendosura dhe mund të përdoren nga terroriste që mund të rrezikojnë civilët. Këto sisteme antiraketore, ato ku përfundojnë? Duhet t’i bëhet kjo pyetje politikanëve europian. S’ka një përgjigje se si do ta kontrollojnë këtë, Kërcënimet ndaj civilëve do vazhdojnë, por do të përhapen dhe në Europë. Ne nuk kemi sulmuar Ukrainën. Ne ju kemi sqaruar juve se situata në Ukrainë ishte rrezik direkt për Rusinë”, thotë Lavrov.

 



4 Comments

  1. E vertete, ashtu sic keni bere edhe me pragen budapestin, sirine, grozny..Ju jeni te pafajshem, gjithe bota ju urren Kolere e kuqe

  2. Si mund t’i lash duart ne kete menyre o shok? Ti ke sulmuar dhe futur ne kaos total nje vend qe ka 5 centrale gjigande berthamore qe na marrin ne qafe te gjitheve. Meqe e permend vete, sa e lehte eshte per nje terrorist te marre ne kontroll apo shpertheje keto centrale ? Nese Rusia do ishte aktor i pergjegjshem global nuk do perfshihej ne nje konflikt me nje vend qe ka keto specifika, ashtu si bota per hir te mbijeteses se saj nuk po perfshihet ne konflikt me nje vend si Rusia. Po sa i pergjegjshem mund te jete nje vend qe kercenon boten me opsionin berthamor? Eshte thjesht shtet terrorist…. pas te gjitha ketyre shqetesohesh per laboratoret kerkimore te financuara nga SHBA ne Ukrahine. S’ka logjike!

  3. Cfare plehre eshte ky more, aty dilnin grate shtatzana me barela jashte, ishte hapur gropa 5 metra nga raketa dhe thote ishte bosh, dja thane e kane bere vete Ukrainasit.

    Keta jane jashte realiteti nuk kuptojne qe do tu vihet jeta ne rrezik edhe ruseve jashte Rusise dhe I turperuan edhe ata.

    Putin krimineli Hitleri e lavrovi /Gebelsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *