• |
ide | kryesore

Rritja abuzive e çmimeve/ Ngrihen në protestë edhe qytetarët e Kukësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas qyteteve të Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, këtë të enjte edhe qytetarët e Kukësit kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve në mënyrë abuzive. Në formën e një marshimi paqësor, kuksianët kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj rritjes së çmimit të naftës por edhe të ushqimeve. Megjithëse kanë qenë të paktë në numër, marshimi i tyre ka vijuar nga Stacioni i Autobusëve deri afër Radio Kukësit.

“Janë rritur çmimet, rrogat nuk rriten. Në Europë këto rriten paralelisht. Të rritet edhe ndihma ekonomike, edhe pse të lirë ne jemi të burgosur, familja ime nuk ka asnjë të ardhur. Shofer punoj. 6 muaj të dimrit nuk punoj fare! Po dolën të gjithë me protestu arrihet zgjidhja por sa të shkojnë në shtëpi u shkon mesazhi se i heqin nga puna”-tha një nga protestuesit.

Kuksianët shprehen se rritja e çmimeve po shkakton efektin zinxhir negativ tek të gjithë, sidomos tek familjet e varfra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *