• |
ide | kryesore

Industria e birrës drejt falimentimit, importet marrin tregun

Lajme, Të fundit



Mes kostove të larta nga dyfishimi i akcizës dhe lëndës së parë, mungesës së konkurrueshmërisë, uljes së aftësisë blerëse nga rritja e çmimeve dhe emigracioni i të rinjve, industria e birrës po shkon drejt falimentimit muaj pas muaji. Prodhuesit kërkojnë ulje të akcizës. Në 5 muajt e parë të vitit 2023, pesha e birrës së importit në tregun shqiptar ka arritur në 60%, nga 40% në 2015-n.

Nga dita në ditë, prodhimi vendas i birrës po tretet si kripa në ujë. Birra shqiptare vijon të humbë thellë terren në treg edhe me fillimin e sezonit të ri turistik, ndërsa birrat e importit po zgjerohen me shpejtësi në tregun vendas.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, importet e birrës në periudhën janar-maj zënë 60% të konsumit të tregut. Rreth 40% e kërkesës për produktin birrë mbulohet nga prodhimi shqiptar. Në vitin 2022, birrat e importit zinin 51% të tregut dhe në 2015-n, rreth 40% e birrave vinte nga jashtë.

Rritja e peshës së birrës së importit është ndikuar nga humbja e konkurrueshmërisë të birrës vendase. Në periudhën janar-maj 2023 prodhimi vendas është tkurrur 16% kundrejt së njëjtës periudhë të 2022.

Në 8 vitet e fundit (periudha krahasuese 2015-2023) kjo është ulja më e madhe e prodhimit vendas për 5-mujorin, pas tkurrjes së theksuar në periudhën e pandemisë së Covid-19 nga mbyllja e ekonomisë.

Ndërsa birra e importit, pas tendencës së lartë të rritjes (në janar-shkurt importet 2023 u rritën 56% krahasuar me 2022) vijoi të zgjerohet edhe për muajt mara-prill- maj të 2023-it. Për 5-mujorin, importet u rritën me 21%, duke zëvendësuar një pjesë të madhe të tregut, që u la bosh nga prodhuesit.

Njëzëri industrialistët e birrës ngrenë shqetësimin e kostove të larta veçanërisht nga akciza dhe rënia e theksuar e konsumit prej emigracionit.

Fabrikat vendase pohuan se po përballen me rënie shitjesh 15 deri në 30% krahasuar me vjet. Arsyet kryesore, sipas tyre, janë që birra shqiptare ka humbur avantazhin konkurrues të çmimit nga kostot jashtëzakonisht të shtrenjta të ndikuara direkt nga dyfishimi i akcizës, lëndës së parë, karburantit.

Faktor i rëndësishëm që theksohet nga prodhuesit si dizavantazhues në konsum, përveç çmimit të rritur, është edhe largimi masiv i popullatës në emigracion, veçanërisht i grupmoshës 25 deri në 40 vjeç që janë edhe konsumatorët më të mëdhenj të pijeve alkoolike.

Si për prodhuesit e mëdhenj të birrës shqiptare, ashtu edhe për punishtet artizanale, pohohet se sektori është në prag të falimentit. Përfaqësues të shoqatës së birrës vendase dhe të mikronjësive artizanale kërkuan si zgjidhje kthimin e akcizës në nivelet e mëparshme./ Monitor

 



10 Comments

  1. Kur ke nje robqir per kryeminister cfare pret.

    Imagjino se gjithe Hallin e ka me birren Tirana qe eshte e Hysenbelliut.

    Imagjino sa njerez mbeten pa pune dhe sa te rinj do duhet te emigrojne.

    Me vjen keq edhe per Birra Puka qe eshte birre vendase artizanale, qe per 2-3 vite e mban veten, por aq mund te vazhdoje.

    Mblidhuni te gjithe bashke si prodhues birre dhe beni proteste.

    Ankesa ne gazeta asgje nuk sjell.

    1. Shumica e birrave Shqiptare nuk bejne nje Lek, jane si me pi shurre dhe cmimet jane super te shtrenjta. Ka dhe disa birra Shqipetare qe jane te mira por jane te pa njohura dhe eshte shume veshtire per mos te thene e pa mundur ti gjesh neper supermarkete. Ne keto kushte normal qe njerezit do te preferojne birren e importit, kjo eshte ekonomia e tregut, cmimi i larte dhe cilesia e ulet te cojne ne falimentim.
      Se ka fajin Rama ketu, por tahmaja e madhe e Hysenbelliut me shoke qe duan te na shesin shurren me cmimin e birres. Edhe ne Gjermani ka birra te krahasueshme me birren Tirana apo Korca, por dreqi ta haje jane shume me te lira, me pak se 0.5€/kanoce.

  2. Kur e ben birren me uje kanali, e kerkon ta shesesh sa me shtrejte keshtu perfundon! Duan te vjedhin me shume, me shume, me shume deri ne sa ti dale shpirti e te shkojne ne te s’emes qelbesirat hajdute! Industiraliste te vjedhjes ,jo te birres!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *