• |
ide | kryesore

Çmimet në qiell, kush përfiton nga Paketa e Rezistencës Sociale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot atë që ai e quan Paketa e Rezistencës Sociale për të përballuar krizën energjitike e sidomos rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore. Por cfare përmban konkretisht kjo paketë dhe kush janë përfituesit. Më poshtë informacioni i shpërndarë zyrtarisht për mediat nga Kryeministria. 

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2-  Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

–              Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

–              Pensionistë të invaliditetit

–              Pensionistë që jetojnë vetëm

–              Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

–              Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 – Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 – Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 – Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.



12 Comments

  1. Cmimet jane rritur ne ter boten vetem shqiptaret bejne si shpirt i keq. Popull i mesuar me lemoshe, sdine tja dalin vete e kerkojne ndihma. Te destinuar per te qene te varfer.

    1. o rrot kari ti q; je i k;naqur ti kure nuk ke per te qene i pasur, se vetem nje langaraq mund te jete i kenaqur me kete qeveri hajdute

  2. Si nuk keni turp nga vetja juaj bythelepirsa te mjere Flakini sufllaqet e qelbura qe u a hedhin si lemoshe Bejuni njerez fitoheni me ndershmeri ate cope kothere si i gjithe populli e luftoni per me shume A nuk e kuptoni se regjimi i u ka frike 24 ore me pare tha shterngoni ripin e tani po ofron dicka per ta shuar protesten Cdo gje arihet por jo duke bere sehir Bashkohuni

  3. Sa shpenzime ka bere qeveria per tre udhetimet jashte vendit!!!!Rrine me shume me avion dhe hotele te shtrenjta se me pune?Hajdute dhe te pangopur!!👎👎👎 thotë:

    Kjo qe jep ky hajdut eshte nje therime sa nuk mbyll as dhe nje vrime per pensionistet !!!!Te japi aq sa blen kremin per te lubrifikuar ate qe nuk thuhet Madame Linda!!!! Nuk duam lemoshe duam ato qe na jane vjedhur e vishen perdite nga kjo familje e ndyre !!!

  4. Rritja e çmimeve eshte 7% sipas INSTAT ???????????????????????????????????????????????
    Ku jeton instati??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  5. Kompensohen 7% sipas instat, kur cmimet kane fluturuar vetem.kete jane nga 20-100%, pa thene se pas zgjedhjevevte 25 prillit ka patur ritje te papare te gjithe cmimeve. P.sh vaji ishte 1200 lek pas 25 prillit deri.para nje jave u rit deri ne 2300 lek dhe kete jave 3500 kek. Cfare instati eshte ky???? Komoensohen per 3 muaj njerezit duke lene shtratin qe cmimer te jene so c jane te larta dhe pas tre muajsh do e paguajme vete…pra mashtrim sa per te kaluar situaten nga protestat.

  6. Po per pagat nga 500 000 deri 1 500 000 pse nuk ka ulje te tatimit?
    I ul tatimin atyre nga 400 000 ne 500 000 sa jane keta?
    Pse duhet te kete edhe tatim mbi pagen (te ardhura) edhe 20% TVSH ne cdo produkt qe blihet.
    A nuk eshte nje tatim i te ardhurave dy here?
    Pyeteni pak ekonomistin pa shkolle te Anetes.
    Taksa e qarkullimit eshte nje takse demotivuese, pra vihet qe te demotivihet perdorimi i mjeteve. Po ashtu edhe aksiza, e po per kete qellim eshte edhe taksa e ndotjes ose sic e quajne “e karbonit”.
    Pse qeveria qenka kaq shume e interesuar qe ne te mos perdorim automjetet e te kthehemi tek gomaret e mushkat? Per te rruajtur ambientin? Po atehere me thoni cfare ben me taksen e mbledhur deri me tash per ndotjen e ambientit? Keni pare gje te vendose filtra apo depuratore ajri?
    Po si do te futemi ne Eurokurve ne me gomar?
    Thone se cmimet jane rritur nga lufta. Te gjithe e dime qe ngritja e cmimeve ka nisur shume kohe para luftes. Lufte kjo qe behet shume larg nesh dhe ku ne edhe ne kuader te NATO – s nuk jemi pale nderluftuese.
    Nje kafe qe ne Tirane kushtonte 50 – 60 lek sot e gjen 70-90 lek. Nga Ukraina apo nga Rusia vjen kafeja?
    Jo me kot jane lene pagat 500 000 deri 1 500 000 lek, ato jane pagat e shtreses se mesme.
    Qellimi i ketyre Sorrosisteve eshte qe te mos kete shtrese te mesme, te kete vetem shume te varfer, skllever, dhe nje grusht oligarkesh qe komandojne. Ky eshte plan, edhe retorika me gjendje lufte eshte pjese e ketij plani si faze dyte pas plandemise per te na mbajtur ne terror e kuizuar te drejtat themelore.
    Pse nuk ishim ne gjendje lufte kur se bashku me aleatet tane te NATO-s ishim zyrtarisht ne lufte ne Afganistan deri diten kur u larguam me bisht ne shale?

  7. Në Partinë Demokratike po kërkohet dorëheqja e kryetarit, një fenomen i padëgjuar aty qysh nga fillesat e asaj partie, kur Berisha përjashtonte cdo zë kundër, shoqëruar edhe me një dru nga pas. Ky është efekti i parë pozitiv i përjashtimit të Berishës nga PD: kryetari është lehtësisht i kritikueshëm, dhe tani, ndoshta, edhe lehtësisht i heqshëm!Fiton populli fatkeqesisht dhe shpellkaret e salihut

  8. Si Ardit Gjebreja i telebingos qe i thote cmimet me lek te vjetra qe te duken si shume edhe pse jane qindarka. Ose i thote me dollare dhe jo me euro, ngaqe dollari ka vlere me te ulet dhe 3.5 milion euro jane 5 milion dollare dhe 5 millionshi duket si me i madh se 3.5 milionshi. Ne fakt, 3.5 milion jane. Manipulator koke e kembe ndaj popullit te tij. Dhe pretendon qe populli ta respektoje. Me skandalozja: heq lek nga buxheti i rrogave dhe pensioneve dhe thote se kompensoje kompanite private te autobuzave qe duan te rrisin cmimin e biletes nga 40 ne 80 lek. Dmth u thote ketyre: mos ua merrni shqiptareve direkt ne autobuz rritjen tuaj abuzive, se ua marr une nga buxheti dhe ua jap juve. Dhe kete e quan pakete mbeshtetese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *