• |
ide | kryesore

Rama prezanton paketën e masave ndaj rritjes së çmimeve: indeksimin e pensioneve dhe 3 mijë lekë në muaj për familjet në nevojë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama ka prezantuar të ashtuquajturën “Paketa e Rezistencës”, e cila parashikon dhënien e parave për shtresat në nevojë që preken nga shtrenjtimi i çmimeve në tregje; mbështetja e fermerëve dhe përballimi i kostove të rritura të transportit urban dhe interurban për qytetarët. Megjithatë, Rama ka deklaruar se nuk do të hiqet taksa e naftës sepse as çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë.

Sipas Ramës, masat e marra jashtë shtatë:

1- Ne do derdhim 3.6 miliard lekë. Apo 36 milion dollar për të indeksuar pensionet. Kjo masë do jetë që në pensione të radhës 673 mijë  e 542 pensionistëve.

2- Për 434 mijë përfituese qytetarë të këtij vendi do kompensojë me lekë në dorë rritjen e çmimit të shportës. 25 mijë lekë plus. Qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht si kompensim për pensionistë që marrin më pak se 150 mijë lekë, invaliditetit apo ata që jetojnë vetëm. Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjik apo të verbër. Dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike.

3- Kryeministri Rama tha se do të jepen 5 milion dollar shtesë duke e çuar fondin total të naftës pa taksa në 14 milion dollar. Shqipëria eksporton gjysmë milliard dollar në vit prodhime bujqësore.

4- Qeveria do të mbështese të gjithë shqiptartët që përdorin linjat urbane duke derdhur menëhjerë 5 milion dollar për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar të mos preket nga rritja e çmimit.

5- Do ta sjell dy muaj para futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 40 mijë lekë, përgjysmimin e taksës deri në 50 mijë lekë dhe uljen e taksës për pagat nga 150 000 – 200 000 lekë të reja. 56% e atyre që jetojnë me pagë do të paguajnë zero taksa.

6- Do të fusim në fuqi ligjin për pagën minimale që do të bëhet 32 000 lekë në muajin prill.

7- Do të shtojmë me 200 milion dollar financimin e mburojës së çmimit të energjisë në mënyrë që bizneset e vogla dhe fmailjet të paguajnë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.



4 Comments

  1. O gjatosh , a je ne terezi apo jo ? Jeton me ralitetin apo gjithmone virtual ? Po ne nevoje dhe ne pamundesi eshte mbi 75 % e popullates o i gjati ine . Ulu me kembe ne toke o gjatosh . Merr e krahaso çmimet e viti 2014 dhe krahasoji me keto te sotmet dhe do shikoje qe ne rastin me te mire çmimet jane dyfishuar dhe ne rastin me te keq jane tre-kater apo pese fishuar . Perveç paketave ndihmese fiskale , me e pakta qe duhet te kishe bere do te duhet te kishe dyfishuar rrogat . Nejse , me ty eshte e kote te fjalosesh . Ti per Zot ke parane dhe frike ke vetem drurin . Me ty o xhepist i Shqiptareve fjalet jane humbje kohe , ti njeh vetem dhunen . Dhe te jesh i bindur se dhune do kesh , sepse nuk po na le alternative tjeter . Largimi yt eshte çlirimi final i Shqiptareve nga soji i politikaneve te babezitur .

  2. Kryeministri ine thote pyesni te huajt sa po vuajne nga ritja e cmimeve Une jetoj ne USApaga minimale eshte 15$ Nafta sot eshte 4.50$/1 gallon (1 gallon =3.5litra) Po ne ankohemi per kete dhe qeveria ketu ne ct po shikon mundesine e heqjes se taxave tek karburanti por atje nuk mer puntori 120$ ne dite pa llogaritur cmimin per gallon jo per liter. E di qe nuk mundet te krahasohet America me Shqiperine por zoti Rama mos i thote popullit te beje krahasime me boten perendimore se del zbuluar Pensionet ne fshat jane mesatarisht 120$ Cfare te bejne pensionistet me kaq pak Ata nuk jane ne gjendje per pune Prandaj u them bashkeatdhetarevet te min Luftoni. Vetem me protesta mund te arini dicka Ata lart jane te pa ngopur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *