• |
ide | kryesore

Barack Obama rezulton pozitiv me Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-presidenti Barack Obama tha të dielën se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Me anë të një postimi në Twitter, ai u shpreh se ndihej relativisht mirë dhe gruaja e tij, Michelle, rezultoi negative.

“Kam pasur një gërvishtje në fyt për disa ditë, por ndihem mirë”, shkroi Obama në Twitter. “Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe që kemi përforcuar imunitetin tonë.”

Obama inkurajoi më shumë amerikanë që të vaksinohen kundër koronavirusit, pavarësisht nga shkalla në rënie e infeksionit në SHBA.
Barack Obama është presidenti i dytë që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Donald Trump rezultoi pozitiv në vitin 2020 (në mes të pandemisë) dhe dukej se ishte mjaft i sëmurë sa duhej të merrte një pauzë nga fushata për t’u trajtuar dhe për t’u karantinuar.
Ndonëse është pak shokante të dëgjosh se ish-presidenti ka rezultuar pozitiv, nuk është diçka e re apo befasuese. Në këtë pikë të pandemisë, shumë njerëz (përfshirë politikanë) kanë rezultuar me COVID, dhe e kanë kaluar atë me sukses.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *