• |
ide | kryesore

Pete Davidson një tatuazh kushtuar Kim Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një foto që komediani Pete Davidson i ka dërguar reperit Kanye West, për t’i treguar këtij të fundit se ndodhej në shtrat me ish-gruan e tij, Kim Kardashian, është vënë re një detaj shumë i vogël, por me rëndësi shumë të madhe.
Këtë të dielë, fansat sy shqiponjë pikasën një tatuazh në gjoksin e Pete ku shkruhej “KIM”. Ende nuk është konfirmuar nëse tatuazhi është i vërtetë apo nëse i referohet ose jo Kim Kardashian.

Pasi reperi West shkroi një seri postimesh duke pretenduar se ylli i “Keeping Up with the Kardashians” nuk po e lejonte atë të shihte fëmijët e tyre – dhe se vajza e tyre më e madhe, North West vazhdonte ende të përdorte TikTok pavarësisht kërkesës së tij që ajo të qëndronte jashtë aplikacionit – Davidson vendosi të ndërhyjë.
Nga “screenshot”-et e postur nga miku i Pete, Dave Sirus (të cilat u fshin disa minuta pasi u postuan), komediani i thoshte Kanye-s se kishte vendosur që nuk do e lejonte më reperin t’i trajtonte ata në këtë llojë mënyre dhe se nuk do të heshte më.
“Yo, jam Skete, të lutem mund të ndalosh një sekondë dhe të qetësohesh. Është ora 8 e mëngjesit dhe nuk ka pse të jetë kështu. Kim është literalisht nëna më e mirë që kam takuar ndonjëherë. Ajo çfarë bën Kim për ata fëmijë është e mahnitshme dhe ti je kaq me fat që ajo është nëna e fëmijëve të tu. Kam vendosur që nuk do të lë më të na trajtosh në këtë mënyrë dhe kam hequr dorë së heshturi.”, shkroi Pete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *