• |
ide | kryesore

Shqipëria ka peshën më të lartë të bujqësisë në Europë, por edhe varësinë më të lartë nga importi i ushqimeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Në vitin 2021 Shqipëria importoi 130 miliardë lekë (1,06 miliardë) euro ushqime nga jashtë për të plotësuar nevojat e konsumit të brendshëm.

Ndërsa eksportoi në të njëjtin vit vetëm 44 miliardë lekë (361 milionë euro), sipas të dhënave të INSTAT. Importet ishin tre herë më të larta se, eksportet duke bërë vendin tonë një importues neto të produkteve ushqimore me varësi totale nga tregjet e jashtme.

Kjo varësi e lartë ndodh edhe pse sektori bujqësor është më i madhi në ekonominë e vendit tonë me rreth 20.8 % të Vlerës së Shtuar Bruto (2020), niveli më i lartë në Europë, sipas një krahasimi të bërë nga Eurostat (shih grafikun). Edhe në Ukrainë, e cila është në top eksportuesit më të mëdhenj global me drithëra dhe ushqime të shportës, bujqësia zë vetëm 9 për qind të ekonomisë.

Shqipëria ka sektorin bujqësor me madhësi gati tre herë më të lartë se mesatarja rajonale, por nga ana tjetër ka varësinë më të lartë në importe nga vendete e tjera të Rajonit. Edhe pse ka klimë të përshtatshme dhe burimet ujore të favorshme për kulturat bujqësore, prodhimet shqiptare nuk janë konkurruese pasi qeveria jep nivelin më të ulët të subvencioneve për sektorin në krahasim me rajonin dhe Europën dhe mungon ekonomia e shkallës nga copëzimi i sipërfaqeve.

Për këtë arsye dy dekadat e fundit fermerët braktisën kultivimin e grurit dhe misrit, pasi kostoja e prodhimit ishte më e larte se çmimi me pakicë të produkteve të importit në tregjet e pakicës. Nga 130 miliardë lekë që ishin importet e ushqimeve në total në vitin 2021, mbi 12 miliardë lekë (10%) ishin importet e grurit.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT mbi importet ndër vite, pesha e importeve të ushqimeve ndaj totalit të importeve është 11.4%.

Krahasuar me dy vendet e tjera më bujqësore të rajonit, si Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë një vlerë të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve përkatëse gati dy herë më pak se i joni, pesha e importeve të ushqimeve është më e ulët.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme, tregojnë se importet e ushqimeve në Kosovë janë sa 9% e totalit të importeve në vend.

Edhe në Maqedoni situata është e njëjtë. Importet e ushqimeve zënë vetëm 6% të importeve në total.

Në vendet e Bashkimit Europian, ku bujqësia zë rreth 2% të PBB-së, statistikat e Eurostat tregojnë se ato janë suficitare në tregtinë e ushqimeve.

Vlera totale e tregtisë agro-ushqimore të BE-së (eksportet plus importet) për periudhën janar-shtator 2021 ishte 239.5 miliardë euro, një rritje prej 6.1% krahasuar me periudhën korresponduese të vitit të kaluar. Suficiti i përgjithshëm tregtar agroushqimor i BE ishte 51 miliardë euro për nëntë muajt e vitit 2021 me një rritje 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Kjo varësi e lartë nga importet e bëri Shqipërinë shumë të ekspozuar nga rritja e çmimeve pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia./ Monitor



5 Comments

  1. Tregues i qarte qe Shqiperia eshte nje vend i prapambetur bujqesor.

    Klima e faktore te tjere dalin jashte loje po te maresh parasysh parcelizimin e tokes, mungesen e teknikes bujqesore, mungesen e infrastruktures bujqesore…..

    Heret a vone bujqit e blegtoret vegjel do falimentojne ne favor te fermereve te pasur. Proces i dhimshem por i kaluar me kohe nga te gjitha vendet.

  2. Ligji 7501 e ka kthyer bujqesine ne stadin gati mesjetar. Nuk mund te kete zhvillim nje toke e parcelizuar nga injoranca e pushtetareve tane. Duhet urgjentisht te amendohet ligji 7501 e shteti te mare ne perdorim token. Eshte e demosdoshme te rikthehen fermat e medha me mbi 150,000 hektare qe bujqesia te mare investimet e duhura e te jete rentabel.

    1. Shqiperia ka gjithsej rreth 450000 ha toke, perfshire token djerr.
      Pra, sipas Astritit ne Shqiperi duhet te jene 2-3 ferma.

      1. Kot me analiza, produkti i kesaj kaste politike eshte rrenim ne cdo sektor. Turizem kaotik, bujqesi e shekullit te 18, arsim i pas luftes se 2 boterore shendetesi si ne kohen e rromakeve dhe vari lesht komplet. Ta gezojme Berishen, Nanon, Meten, Ramen dhe te tjeret qe do vin pas tyre. Nqs ky hajvan popull nuk shikon xhepin e vet keq e me keq do shkojme.

  3. Kini parasysh qe kur flasim per import ushqimesh, nuk flasim vetem per import prodhimesh bujqesore por edhe me importe te tjera ushqimesh te perpunuara qe perbejne shporten dhe raftet e supermarketeve.

    Pra nje pjese e zgjidhjes eshte heqja e ligjit 7501 te shpellarit Berisha qe do mundesonte krijimin e fermave te medha ne Shqiperi.

    Pjesa tjeter eshte industrializimi i vendit me politika te qarta industrializimi ku te pakten te zhvillohet me shume industria e lehte.

    Elka, Agna Rea dhe sidomos Diamond bejne ushqime ” made in Albania ” por eshte shume pak per te plotesuar tregun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *