• |
ide | kryesore

Vrau Klodian Rashën, prokuroria kërkon 20 vite burg për ish-efektivin Nevaldo Hajdarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Në seancën që u zhvillua ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdarit, prokuroria kërkoi dënimin e tij ne maksimumin që parashikon vepra penale, pra 20 vite burg. Prokuroria tha se nuk ka rrethana lehtësuese për ish-policin, kjo për shkak të tentativave për të sjell një version i cili nuk qëndron, pra të rrezikut që i kanosej nga viktima Klodian Rasha.

Nga ana tjetër, avokati i Hajdarit kërkoi që Gjykata e Apelit të ndryshojë veprën penale, pasi vrasja nuk ka qenë me dashje, por në kapërcim të nevojës për t’u mbrojtur, kjo pasi ish-efektivi pretendon se ka ndjerë rrezik për jetën. Gjykata e Apelit është tërhequr për vendim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *