• |
ide | kryesore

Bie nga lartësia duke punuar, plagoset rëndë 50-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 50-vjeçar është lënduar këtë të enjte pasi ka rënë nga një lartësi gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur në Qytetin e Nxënësve. Shtetasi I.L. ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 17.03.2022, në Qytetin e Nxënësve, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve’, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *