• |
ide | kryesore

Pamje me dron/ Rusët arrijnë në qendër të Mariupolit, por ukrainasit nuk dorëzohen

Arkiva, Lajme, Të fundit



BBC raportoi para pak çastesh se luftimet të ashpra po zhvillohen në qendrën e qytetit port të Mariupolit në jug të Ukrainës. Sipas të njëjtave burime shumë civilë janë ende të bllokuar dhe më shumë se 80% e ndërtesave të banimit ose janë dëmtuar ose shkatërruar.

Presidenti Zelensky tha se vetëm 130 njerëz janë shpëtuar nga bodrumi i teatrit të qytetit, i cili u bombardua të mërkurën. Rreth 1300 thuhet se janë ende brenda. Pamjet më poshtë janë regjistruar me dron dhe tregojnë shkatërimin në qytet.

Ndërkohë ka raportime për viktima masive pas një sulmi me raketa në një kazermë të ushtrisë ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv. Sipas OKB janë të paktën 816 civilë të vrarë deri më tani.

Sulmet nuk po ndalen edhe pse vazhdojnë negociatat ruso-ukrainase. Moska pretendon se janë “në gjysmë të rrugës”, por Ukraina thotë se pozicioni i tyre mbetet “i pandryshuar”.

Presidenti Putin u është drejtuar këtë të premte dhjetëra mijëra rusëve në një tubim në Moskë për të festuar tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.

Ndërsa Presidenti Zelensky tha se ka folur me shefen e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe se pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ruset paskan marre edhe qendren e Mariupolit. Rrethinat i kishin qe para disa ditesh. E megjitheate, ukrainasit nuk po dorrezohen.
    Pak e veshtire per tu kuptuar.
    Ruset kane mesin dhe anet, ukrainasit qe nuk dorrezohen cfare kane?
    Se me ke me ngjan kjo, mbase me ate shprehjen “lufta sapo ka filluar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *