• |
ide | kryesore

Aksident në Tepelenë-Përmet, shënohet një viktimë dhe një i plagosur

-Instant, Lajme, Të fundit
përplas



Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur pasditen të shtunës në aksin rrugor Tepelenë-Përmet. Sipas policisë lokale, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin Sh.Ç., 30 vjeç ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *