• |
ide | kryesore

I riu nga Kosova gjen në rrugë portofolin e Meryl Streep me 2 mijë USD

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Gazetari i CNN, Bill Weir ka publikuar në rrjetet sociale një histori të veçantë.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se një i ri nga Kosova kishte gjetur në rrugë një portofol me 2 mijë dollarë që i përkisnin aktores së famshme Meryl Streep.

Sipas gazetarit ai i ka dorëzuar ato dhe nuk ka pranuar as shpërblim.

“Një djalosh i sjellshëm nga Kosova që punon në ndërtesën time gjeti një portofol në rrugë një natë me 2000 dollarë në të. Ai kontrolloi ID-në. Është Meryl Streep.

“Babai im gjithmonë thoshte nëse gjen diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja.” Ai refuzoi edhe një shpërblim edhe pse Meryl insistoi. Njerëz të mirë” – shkroi gazetari. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *