• |
ide | kryesore

Bie niveli i ujit në Fierzë, dalin rrënojat e Kukësit të Vjetër (FOTO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Mungesa e reshjeve për një kohë të gjatë po çon drejt ‘pikës së vdekjes’ liqenin e Fierzës. Niveli i ujit ka rënë ndjeshëm duke nxjerrë kështu në sipërfaqe themelet e Kukësit të vjetër. Disa magazina që shërbenin në atë kohë për ndërmarrjet shtetërore, ura pranë Kullës së Lumes që lidhte dikur Kukësin me Prizrenin, por edhe copëza ndërtesash përqark qytetit të vjetër të Kukësit tashmë janë të dukshme. Qyteti i vjetër i Kukësit ndodhet në nivelin 262 metrave mbi nivelin e detit, ndërsa e ashtuquajtura pikë e vdekjes e hidrocentralit të Fierzës ndodhet në 242 metra mbi nivelin e detit.

Aktualisht niveli i ujit është rreth 17 metra larg ‘pikës së vdekjes’.  Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij në 296 metra mbi nivelin e detit ka një volum prej  2,7 miliardë metrash kubë ujë.



9 Comments

  1. Per nje moment mendova se me eshte prishur kalendari telefonit se vetem ne Korrik e Gusht behej Fierza kshu..

    1. Baton Serbi, Sali Serbi, te gjith behen me mbiemer Serbi ne Shqiperi kur kan mendime te ndryshme. Lene pastaj ti vesh nje kosovari qe ka vuajtur luften, mbiemri Serbi eshte qesharake

  2. çdo i akuzuar, i arrestuar, pa marrë vendim gjykata, është thjesht një i pandehur. Nën këtë logjikë keni dalë në protesta e keni mbrojtur politikanët që u lërojnë arat këtu e 40 vjet me shumë se Hoxha me Kompani. Askush nuk di asgjë në ç’pozicion ndodhet Lila.Mos e ngatarro o shpellkar salihu vidhte dhe kur nuk kishte shi dhe kur e permbyste shkodren nga 2 here ne vit

  3. Dmth nuk eshte keqmenaxhuar por s’ka rreshje?! Kujt ja hidhni kete propagande te felliqte?! Duhet komision parlamentar dhe hetim penal per menaxhimin e kaskades se Drinit.

  4. fakt tjeter qe Berisha e ka gabim kur u thote dibraneve qe Skavica sduhet bere. Madje duhet bere nje here e me pare qe te sherbeje si rezerve hidrike per 3 hidrocentralet e tjere dhe te mos kete me permbytje ne ultesiren e nen Shkodres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *