• |
ide | kryesore

Paniku i Ramës, nxjerr ministrat nëpër supermarkete e fabrika për propagandë

Kryesore, Lajme



E diela ka qenë një ditë e pazakontë për shumë nga ministrat e Edi Ramës. Me urdhër të tij ata janë lëshuar nëpër fabrika, magazina, dyqane, furra buke e ku të mundnin tjetër sa për të regjistruar qoftë dhe një video 2 minuta e për t’i treguar njerëzve se gjoja qeveria është në këmbë e po bën ç’mos që të ndihmojë njerëzit të mbrohen nga çmimet e larta të produkteve ushqimore.

Nuk e kishim asnjëherë më parë Elisa Spiropalin mes rafteve me makarona në supermarket, Ogerta Manastirliun mes shisheve të vajit, Milva Ekonomin apo edhe Bledi Çuçin, Niko Peleshin dhe Edi Ramën vetë si inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit apo taksidarë tregjesh. Nëse i sheh të gjitha videot duket sikur i ka bërë e njëjta dorë, ndryshojnë vetëm personazhet. Fjalët në gojët e ministrave janë të njëjta. Flasin për bordin që që gjoja kontrollon çmimet e produkteve të shportës dhe pastaj bien dakord para kamerës me tregtarët, që këta të fundit nuk duhet të fitojnë shumë në këtë kohë krize.

Gjithçka është thjesht një shfaqje propagandistike e radhës me regji qëndrore për t’i hedhur hi syve qytetarëve që medemek qeveria është këtu dhe po bën të pamundurën për njerëzit edhe pse këta të fundit e ndiejnë në xhepin e tyre barrën e rritjes së çmimeve katastrofike të produkteve ushqimore. Rënia e fuqisë blerëse nga shtrenjtimi i çmimeve nuk mund të mbushet me propagadë.

Edi Rama e ka humbur qetësinë pas nisjes së protestave dhe matjeve të opinionit publik që tregojnë se në fakt përgjegjësi kryesor për rrënimin ekonomik është keqqeverisja e tij dhe korrupsioni galopant. Sado e importuar të jetë kriza e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, ajo ka edhe një dimension tërësisht shqiptar për shkak të paaftësisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga Edi Rama përgjatë këtyre viteve.

Ditë më parë Rama i mëshonte fort versionit se e ka të pamundur të ndërhynte në treg për të frenuar rritjen e çmimeve. Por pas nisjes së protestave, ai bëri një rrotullim 180 gradë. Nën panik krijoi fillimisht bordin për kontrollin e çmimit të naftës dhe pastaj bordin për çmimet e produkteve ushqimore. Tani me këto dy borde vijon propagandën sa nga njëri front në tjetrin. Si duket kjo është e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë dhe që di të bëjë më mirë. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Ne vend te vetullave nxori syte!
    Nese do kishin dy fije mend ne koke Rama me kukullat e tij nuk do nderhynin fare ne treg.

    E vetmja nderhyrje qe mund te benin eshte te pezullonin te gjitha koncensionet korruptive dhe shpenzimet mbreterore per salltanete duke i shoqeruar me pezullim akcizash dhe pergjysmim taksash.

    Por jo, krijuan borde orangutangesh dhe vendosin cmime njesoj sic plotesojne skedinat bastexhinjte!
    Dhe per ta lare mutin me shurre dalin neper dyqane per te shplare trurin popullit me propagande te trashe.

  2. Ogerta del per vajin.Ogerta Manastirliu qe fjeti javen qe shkoi me 500$ nata ne New York.Qe merr me vete familjen ne udhetime shteterore.Baxhell e bij baxhellash

  3. Hahah po behet gjithnje e me shume patetike situata.. ku i gjeni keto ide mor burr? Se jane ide idiote ok, por gjithmone ide te reja!
    Si cdo situate dhe kjo ka anen e mire, te pakten tani ministrat do njihen me çmimet. Se 140€ dalin e mjaftojne. 800 lek eshte kubi i jonxhes dalin e mjaftojn.

  4. Statkraft apo Tap, te pakten u futen ne shqiperi ne kohen e PD , edhe pse nuk dihet se kush jane fitimet e vendit tone nga keto kompani.
    Ka dhjet vjet qe ne shqiperi nuk eshte lejuar asnje kompani apo investitor i huaj .
    Asnje linje prodhimi nuk eshte hapur ne shqiperi qe te punesohen njerez.
    Ca dreqin prrallis ky me ministrat , vetem vjedhin , s,lane gje pa vjedh pa grabit , funderrina te paskrupullt.

  5. “Gara e Bashës me Olldashin, e falsifikuar”, Topi: Basha i largoi figurat historike të PD me aprovimin e Berishës,kur dalin pse dalin,kur nuk dalin pse nuk dalin,shkrim vetem per kapacitetin e shpellkareve te salihut dhe per disa klikime

  6. E KENI DEGDIS KETE POPULL NE SKAMJE TOTALE DHE TANI BENI PARAKALIME ME GUCI E ARMANI
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU………….KURVA

  7. Ku e ke Elsa Lilen O Rama? E mban mend qe ishte me ty ne cader kur ishe ne opozite?

    Shikoji arkivat e TV-ve, bre lalke, po deshe…

    1. Kur bojkotuan zgjedhjet lokale pretenduan se kishin 85 për qind të elektoratit që nuk doli në votime. Por kur u futën në zgjedhjet e pjesshme lokale ‘festuan’ të përçarë fitoren 5-1 të PS-së. Dy opozitat e bashkuara që morën vendin e dytë u gëzuan thjesht për vendin e tretë që zuri Lulzim Basha, ndonëse gati e njëjta përqindje sërish nuk doli në votime.

  8. Ministreshat dergoji te interesohen per cmimet e cantave dhe bizhurive te shtrejta se ato s’kane idene e cmimeve te mallrave baze me te cilat populli i varfer perballet perdite.
    Ku din Spriropali, Mrika, Balluku, e ministreshat e tjera? Shikojini si vishen? Ketyre iu duhen konfiskuar bizhurite e canta mijra euroshe dhe te shkojne te Saimiri e Lefteri te perballen me Sapunin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *