• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit: shkatërrohet krejtësisht makina e Onana

-Instant, Sport



Një frikë e madhe e përjetuar, por për fat të mirë pa pasoja serioze. Mëngjesin e sotëm, në Kamerun, në rrugën që lidh Yaoundé dhe Douala, Andre Onana, portieri i Ajax, që ka firmosur si parametër zero për Interin, ka qenë protagonist i një aksidenti të frikshëm automobilistik nga i cili doli i padëmtuar. Makina e tij, një Ranger Rover, u shkatërrua plotësisht nga përplasja me një tjetër fuoristradë. Sipas raportimeve të para, personat e automjetit tjetër nuk kishin pësuar dëmtime të rënda.

Deri tani nuk jepen detaje, në lidhje me dinamikat e aksidentit. Onana aktualisht ndodhet në Kamerun për të luajtur ndeshjet e play-off për Botërorin: për Luanët e Paepur ndeshja e parë është në shtëpi të premten e ardhshme kundër Algjerisë dhe kthimi të martën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *