• |
ide | kryesore

Gjendet ngarkesa me kanabis në Janinë, dyshohet se u soll nga disa shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një denoncim anonim e dërgoi policinë greke në një zonë rurale kufitare me Shqipërinë, ku zbuluan çanta të fshehura plot me drogë që i kishin lënë disa persona ende të panjohur, me sa duket për t’u marrë nga bashkëpunëtorët e tyre.

Punonjësit e policisë që lokalizuan ngarkesën “jetime” kanë telefonuar kolegët e tyre të Prokurorisë së Drogës së Janinës , të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë çantat, në të cilat ndodheshin 40 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 49 kilogramë e 928,9 gram.

Vijojnë hetimet paraprake për përcaktimin e identitetit të atyre që transportuan drogën në zonën kufitare dhe vlerësohet se janë shqiptarë, tashmë të kthyer në vendlindje, por edhe të atyre që do ta merrnin për t’u trafikuar në Greqi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *