• |
ide | kryesore

Mungon Basha/ Tension në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Po zhvillohet këtë të mërkurë pasdite mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e para që kur Lulzim Basha dha dorëheqjen. Nga 34 anëtarë të saj, 5 prej tyre nuk janë me pjesë. Përveç Bashës kanë dhënë dorëheqjen edhe nënkryetarja Grida Duma, nënkryetari Agron Gjekmarkaj, Lindita Metaliaj dhe Flutura Açka.

Anëtari tjetër i kryesisë Tomor Alizoti që më parë ka deklaruar se nuk do ishte më pjese e kryesisë kishte vendosu që sot të merrte pjesë.

Mbledhja është hapur me fjalën e kryetarit të komanduar të partisë Enkelejd Alibeaj.

“Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Se pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga drejtimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në parlament e sinqertë dhe e plotë. Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe, por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurt” – mësohet të ketë thënë ndër të tjera Alibeaj.

Fjalën e ka marrë Helidon Bushati që i ka mëshuar bashkimit.

“Bashkimi do te duhet te jete kryefjala jone, jo vetëm në retorikë, por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim të të gjitha flukseve. Si sinjal te parë unë propozoj dhe do dëshiroja që t’i kthehet normaliteti godinës dhe t’a zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal te pare të rikthimit në normalitet.

Vetëm e bashkuar do të mund te jemi te forte dhe garues. Nuk kemi asnjë minutë kohë për te humbur. Zgjedhjet jane shume afer. Prandaj te gjithe ne do duhet te japim kontribut per bashkimin e kesaj force politike, do duhet te tregojme pjekuri” – ka thënë Bushati.

Ndaj Bushatit ka replikuar Jemin Gjana që ka bërë kritika për Komisionin e Rithemelimit.

“Flasim për bashkim, ndërsa ata na thonë ju kemi shkarkuar. Nuk mund të ketë bashkim real, bashkim formal mbase edhe mund të ketë. Si do bashkohemi ne me ata. Se ti je dhe dere e madhe Bushatlinjsh” – tha Gjana.

Ndërsa Xhelal Mziu ka folur për ulje të toneve.

“Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i dt 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin. Nëse kryejmë zgjedhjet 2023 në eforizëm, do te ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që dt 30 prill është zgjidhje.

Nuk është normale që të bëjmë karshillëk njëri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi mënyrë që dhe të pa përfaqësues dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojmë që nuk ka vend për triumfalizëm” – ka thënë Mziu. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Pune jevgjish e gjelle qensh ky muhabet. Ate qe i bene te Djathtes Shqiptare keto 30 vjet familja nga Tropoja ne fillim dhe familja nga Tepelena se fundmi nuk ja beri dot as PPSH-ja per 50 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *