• |
ide | kryesore

Stoltenberg reagon pas samitit të NATO-s, i bën një thirrje Kinës

-Instant, Arkiva, Planet



Shefi i Nato-S, Jens Stoltenburg, zbuloi përmes një konference për media, diskutimet e bëra në samitin e NATO-s që u mbajt këtë të enjte në Strasburg.

Stoltenberg në emër të vendeve të aleancës, i bëri thirrje Kinës që të mos mbaj anën e Rusisë, dhe të rreshtohet me pjesën tjetër të botës duke dënuar agresionin ndaj Ukrainës.

“Sot venedet i NATO-s i ka bërë thirrje Kinës që të mos ndihmojë Rusinë dhe të mbajë anën e saj.

Gjithashtu do të vijojmë për të punuar për një marrëveshje të menjhershme për paqe. Vendet e NATO-s kanë përsëritur politikën e dyerve të hapura, për cilindo vend që dëshiron të bëhet pjesë e aleancës. Ka ndryshuar në një plan afatgjatë e gjithë siguria e vendeve të NATO-s. Vendet e NATO-s, kanë rënë dakord që duke parë gjithë këtë ndryshim të sigurisë, të arrijmë dhe objektivat për financimin, 2% për ushtrinë dhe forcat e armatosura.

Mesazhi jonë ndaj Kinës është i qartë, ata duhet t’i bashkohen pjesës tjetër të botës dhe të mos mbështesin Rusinë, me çfarëdo lloj mbështetje financiare apo ushtarake”, tha Stoltenberg.

Për s ai përket dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë, Stoltenberg tha se një opsion i tillë nuk ishte në bisedimet e kryera në samit, pasi një ndërmarrje e tillë do të çonte në një luftë masive me Rusinë.

“Nuk kemi diskutuar për të dërguar trupa në Ukrainë, pasi dërgimi i trupave atje do të nënkuptonte përfshirjen në një luftë të hapur dhe masive me Rusinë”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *