• |
ide | kryesore

Tritan Shehu përplaset me Alibeajn: I ashtuquajturi kreu i grupit parlamentar të PD më ka hequr fjalën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy pjesët e Partisë Demokratike janë përplasur sot në Kuvend për kohën e diskutimit. Deputet Tritan Shehu kritikoi kreun e komanduar në PD Enkelejd Alibeaj i cili është njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar demokrat.

Shehu tha se Alibeaj i ka hequr kohën e diskutimit në Kuvend në kundërshtim me ligjin. Nga ana tjetër në momentin e marrjes së fjalës së tij, Alibeaj u kërkoj deputetëve të Rithemelimit të mos i sjellin problemet e brendshme të familjes demokrate në Kuvend.

Pjesë nga replikat: 

Tritan Shehu: Kam një protestë. Kryetarët e grupeve parlamentare të ashtuquajtur disa nuk kanë të drejtë të naq heqin nga debate. Kjo është e tuprshme. Unë kam kërkuar të jem në debat sot dhe i ashququajturi kreu i grupit parlamentar demokrat nuk më ka vënë në listë.

Kjo është shkelje flagrante. Deputetët duhet të flasin. Dhe askush nga ata atje nuk kanë të drejtë të më ndalojnë mua të flas. Nuk ka të drejtë askush të më heqë. Nëse ka minutazh duhe të pjesëtohet. Ky është diskutim politik.

Ermonela Felaj: Koha e debatit përcaktohet në konferencën e kryetarëve. E dini shumë mirë që për diskutime të kësaj natyre vendimet i merr konferenca e kryetarëve. Ju është ndërprerë fjala dhe senca do të vazhdojë normalisht.

Enkelejd Alibeaj: Ky është rregulli i brendshëm. Në një familje serioze në respekt të njërit tjetrit thirrje ju bëj që primare është që kjo pjesë e parlamentit ka synim të jetë protektor i interesave të qytetarëve dhe most ë biem në lojëra të vogla apo kurthe të vogla, por të mbrojmë interest e qytetarëve shqiptarë.



2 Comments

  1. Në listat e zgjedhësve të 6 bashkive ku u votua ishin 655 mijëzgjedhës, por vetëm 360 mijë afërsisht banojnë në Shqipëri (të tjerët janë në emigracion). Dhe nga ata 360 mijë që banojnë në Shqipëri vetëm 63 mijë votuan për kandidatët e Berishës (të përkrahur edhe nga LSI e PDK). Me fjalë të tjera, vetëm 17.5% e banorëve të rritur të 6 bashkive iu përgjigjën thirjeve të zjarrta të Berishës për të votuar kandidatët e përkrahur fuqimisht prej tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *