• |
ide | kryesore

Berisha zbulon çfarë do të bënte nëse Basha do të ishte tani në seli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha zbuloi në konferencë nga selia e PD-së se nëse Lulzim Basha do të ishte në seli ditën e sotme, ai ishte i gatshëm që ta takonte. Mesazhi për demokratët sipas Berishës është bashkimi.

Ish-kryeministri tregoi se fton të gjithë demokratët që duan të kontribuojnë në procesin e bashkimit. Ai tha se nuk ka asnjë pengesë të takojë Lulzim Bashën, pasi ai është deputet i PD.

“Komisioni do të vendoset sigurisht në selinë legjitime të përcaktuar në statut. Komisioni dhe Sali Berisha e çdo anëtar është i hapur të diskutojë, debatojë, të arsyetojë me çdo demokrat e demokrate që dëshiron dialog, debat dhe do të kontribuojë në procesin e bashkimit.

Nuk përjashtojmë asnjeri. Edhe sikur kundërshtitë e mia më të mëdha ju e dini që kanë qenë me Lulzim Bashën. Nëse do e dija që ishte në atë zyrë, nuk do kisha pengesë për ta takuar. Ai është deputet i PD dhe ne mbetemi të hapur ndaj cdo demokrati dhe demokrateje”, u shpreh Berisha. ©Lapsi.al 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *