• |
ide | kryesore

Charlie Puth kujton ndarjen nga këngëtarja: Ndarja më e keqe e jetës sime

-Instant, Paparazzi, Slider


Këngëtari i njohur , Charlie Puth njoftoi së fundmi  datën e publikimit të këngës së tij të ardhshme ‘That’s Hilarous”.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Charlie publikoi një video ku shpjegoi se kënga flet për një ndarje “sfiduese” dhe e dhimbshme.

“Thjesht më sjell kujtime sa herë e dëgjoj ,  më falni ” u shpreh artisti i prekur. “Unë jam shumë i emocionuar që ju do e dëgjoni këngën që më ktheu në vitin 2019, i cili ishte viti më i keq i jetës sime”

“Kurrë nuk u thashë njerëzve se çfarë më ndodhi dhe dhimbjen qëpërjetova pas ndarjes më të keqe të jetës sime në 2019”, vazhdoi ai. “Unë thjesht doja ta hidhja pas si histori dhe thjesht të filloja nga e para dhe të rrethohesha me njerëz më të mirë.Kjo është kënga më e vështirë që më është dashur të krijoj ndonjëherë dhe jam shumë i emocionuar që ju do e dëgjoni. Prandaj faleminderit”, përfundoi këngëtari.

Edhe pse ai  nuk e përmendi emrin e partneres që e frymëzoi për  këngën e tij të re, Puth ishte në një romancë dashurie me këngëtaren Charlotte Lawrence në vitin 2019. Para saj, ai ka qenë i lidhur me Selena Gomez dhe Halston Sage./Lapsi.al

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *