• |
ide | kryesore

Zbulohen dy “shtëpi bari” në Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka zbuluar 2 banesa të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave në fshatin Derven të Krujës. Dy persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Nga ky operacion u sekuestruan  17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë.

Në kuadër të operacionit “Led” u arrestuan Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë dhe K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *