• |
ide | kryesore

“Berisha, shpirti i PD-së”/ Kryemadhi: Basha më ka telefonuar, por kam refuzuar të flas me të

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur edhe për situatën aktuale në Partinë Demokratike, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. Kryemadhi tregoi se Basha e ka telefonuar disa herë pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, por ka refuzuar të flasë me të dhe e ka drejtuar te Petrit Vasili.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve i kam uruar suksese dhe ka qenë momenti i komunikimit të deputetëve të Elbasanit dhe numërimit në mandatin e Durrësit. Numëruesit e PD-së futeshin në sulm për të zhvlerësuar votat e LSI. Nga ai moment s’kam komunikuar më me të, më ka marrë në telefon dhe nuk i kam kthyer”, tha Kryemadhi.

Përsa i përket vendimit të Gjykatës që njohu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD-së, kryetarja e LSI-së u shpreh se Sali Berisha tregoi që është lider i vërtetë.
“Te zoti Berisha të gjithë shikojnë lider, madje edhe Rama e sheh të tillë. Nuk ka rëndësi si ndodh rikthimi për udhëheqjen e PD në të gjithë historikun apo jetën politike të PD. Berisha tregoi që është lider. Tregoi që është jo vetëm themeluesi, por shpirti i PD. Tregoi që kur edhe pabesia kaloi moralin, ai jo vetëm që mbijetoi, por me një angazhim të jashtëzakonshëm burrëror. Duke pasur sulmet e pandalshme mediatike, diplomatike, duke vendosur përpara jo vetëm integritetin personal, por edhe sovranitetin e PD. Duam apo nuk duam ne PD është themeluar nga Berisha. Këto kishin të bënin me atë shpirt dhe insperim që Berisha jepte te njerëzit e PD.
Duke iu referuar të ardhmes, Kryemadhi tha se me reformimin e PD-së dhe LSI-së do të krijohet një opozitë e fortë, e mbështetur edhe nga grupe të tjerë interesi.



7 Comments

  1. Monika, juve te gjjithe te LSI do beni mire te bashkoheni te gjithe ne nje front te vetem opozitar sebashku me PD. Te vetem e te percare nuk luftohen sataniket e kuq. Lini menjane diferencat per te miren tuaj personale dhe te vendit.

    Ndersa per mbijetesen e Berishes, ai duhet te falenderoje Zotin qe e shpetoi dhe i dha fitoren dhe jo njerzit. Nuk luftohet me njerez e keqja, sepse ata jane te organizuar mire, te pasur dhe kriminele deri ne palce.

    Gjithashtu keto fjale vlejne edhe per ty dhe Ilirin. Mesoni nga fajet e juaja te se kaluares dhe falenderoni Zotin nate e dite per ndihmen e madhe qe po ju jep! … (se te ishte per njerzit juve kishit fluturuar me kohe).

    🙂

  2. Rrofsh Monika qe te kemi se ngushellohemi me ju! Sa per PD e ke gabim, se ka themeluar Berisha por Ramiz Alia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *