• |
ide | kryesore

Rrahu dhe hodhi gruan nga ballkoni, ky është burri që u bë xheloz për mesazhet e urimit të 8 Marsit (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dilaver Idrizi, 61 vjeç u arrestua dy ditë më parë për vrasje të mbetur në tentativë pasi hodhi gruan nga kati i tretë. TCH  ka siguruar fotografinë e tij teksa shfaqet kokëulur para trupës gjyqësore. Idrizi është në pritje të avokatit të shtetit pasi do të njihet me masën e sigurisë. Historia horror nis pas tetë marsit kur gruas i erdhën mesazhe urimi, duke shkaktuar xhelozinë e shfrenuar të bashkëjetuesit.

Numri ku erdhën mesazhet e urimit ishte i Idrizit , pasi gruaja nuk kishte telefon dhe e kishte lënë si kontakt në një shoqatë bamirësie për ndihma. Pikërisht kjo shoqatë i dërgoi urime për festën e gruas. Në datën 11 mars gruaja u mbajt në reanimacion në gjendje të rëndë dhe e monitoruar jo vetëm nga mjekët por edhe nga dhunuesi. Në një çast e mbetur vetëm ajo i rrëfeu së bijës se i shoqi i kërkoi të tregonte se po nderte rrobat në tel dhe se u rrëzua pa dashje.

Historia u bë publike nga e bija që tregoi se agresori i së ëmës i qëndronte pranë në spital me shpresën se kur të zgjohej ajo nuk do tregonte.

Vajza tregon se kur e pyeti të ëmën çfarë kishte ndodhur kishte ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke e urdhëruar, “mos e pyet se është e lodhur”.

Dyshuese, e bija ka tentuar të sigurojë privatësi me të ëmën, por Idrizi nuk e linte asnjëherë në prani të dikujt tjetër. Pak çaste kanë qenë ato kur gruaja i është rrëfyer për gjithçka ndodhi dhe po ndodhte në spital ku ajo kërcënohej, ndërsa shtoi “pasi më dhunoi e s’më dha ujë, aty kam humbur ndjenjat e s’mbaj mend asgjë”.

Momenti që gruaja s’mbante mend sipas policisë është ai kur ai e shtyu nga kati i tretë dhe më pas i pikëlluar tha: U rrëzua aksidentalisht./ TCH



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *