• |
ide | kryesore

Zjarri i dytë brenda një jave, flakët e qëllimshme po shkrumbojnë pyllin me pisha në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një zjarr është shfaqur mbrëmjen e sotme në kodrat e fshatin Mimias, në pyllin me pisha të zonës. Zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje, të thirrur nga banorët që pasi kanë parë flakët janë trembur se mos zjarri përhapet drejt Bllokut të Fiqve dhe vreshtave, që ndodhen shumë pranë pyllit me pisha.

Ndëhyrja e zjarrfikësve është vështirësuar nga terreni dhe mungesa e rrugës që ka bërë që ata të punojnë me mjete rrethanore e pompa uji shpine për ta vënë nën kontroll. Nuk është hera e parë që këto zona përfshihen nga flakët, pasi vetë banorët në këtë sezon pastrojnë barërat e thata duke u vënë flakën dhe në shumë raste zjarri u del jashtë kontrollit.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *