• |
ide | kryesore

Ushtari amerikan në front rrëfen sekretin si ukrainasit po i mposhtin rusët

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Nga Elliot Ackerman, The Sunday Times

Disa net më parë në Lviv, pas një darke të konsumuar herët (restorantet mbyllen në orën 20:00 për shkak të shtetrrethimit), hyra në ashensorin e hotelit tim. Po bisedoja me një koleg, kur një mesoburrë, me pajisje shpine futi dorën në derën që mbyllej.

“Ju djema jeni amerikanë?” – pyeti ai. I thashë që ishim dhe teksa u zgjat për butonin e ashensorit, nuk munda të mos vija re duart e tij të pista poshtë çdo thoi. Kishte tatuazh një shqiponjë, një glob dhe një spirancë në gjoksin e majtë.

“Ju jeni marins?” – e pyeta unë. Ai tha se ishte ose kishte qenë. “Një herë marins, gjithmonë marins”. Ia ktheva se edhe unë kisha shërbyer me marinsat.

Ai u prezantua (më kërkoi që të mos përdorja emrin e tij, kështu që le ta quajmë Jed). Bëmë një shkëmbim të shpejtë të mirëbesimit, duke treguar emrat e njësive në të cilat kishim shërbyer të dy si këmbësorë një dekadë më parë. Jed pyeti nëse e dija se ku mund të merrte një filxhan kafe ose të paktën një filxhan çaj. Pas një udhëtimi 10 orësh ai sapo kishte ardhur nga Kievi. Ishte i lodhur dhe i mardhur dhe gjithçka ishte e mbyllur.

Një shaka e vogël e bindi restorantin e hotelit që të ziente një tenxhere me ujë dhe t’i jepte disa qese çaji. Kur i urova një natë të mirë, ai më pyeti nëse doja edhe unë një çaj. Mënyra si më pyeti, si një fëmijë që lutej për një histori të fundit para gjumit, më bindi të qëndroja edhe pak. Ai donte dikë që të fliste.

Teksa Jed u ul përballë meje në restorantin bosh, me shpatullat e përkulura mbi tavolinë dhe pëllëmbët e vendosura rreth çajit, më shpjegoi se që kur mbërriti në Ukrainë në fund të shkurtit, ai kishte luftuar si vullnetar bashkë dhjetëra të huaj të tjerë në rrethinat e Kievit. Tri javët e fundit e kishin entuziazmuar atë. Kur e pyeta se si qyteti po mbahej, tha se lufta kishte qenë më intensive se çdo gjë që ai kishte parë në Afganistan. Dukej sikur donte të fliste për këtë përvojë, por jo me terma që mund të konsideroheshin emocionalë. Ndoshta për t’u mbrojtur nga kjo, filloi të diskutonte aspektet teknike të asaj që kishte parë, duke shpjeguar në detaje se si ushtria ukrainase e re dhe e paarmatosur kishte luftuar kundër rusëve.

Fillimisht, Jed donte të fliste për armët anti-tank, veçanërisht Javelin të prodhuar nga Amerika dhe NLAW të prodhuar nga Britania. Edhe sistemet e blinduara më të avancuara, si tanku luftarak rus T-90 kishte treguar se ishte i prekshëm nga këto armë.

Kur i përmenda Jedit se kisha luftuar në Falluxha në 2004, ai tha se taktikat që përdori Marina Amerikane për të pushtuar atë qytet nuk do të funksiononin kurrë sot në Ukrainë. Në Falluxha, këmbësoria punoi në koordinim të ngushtë me tankun amerikan, M1A2 Abrams. Në disa raste, pashë tanket tona të merrnin goditje direkte nga granatat me raketa (zakonisht RPG-7 të gjeneratës së vjetër), por pa u lënduar shumë. Sot, një ukrainas që mbron Kievin ose çdo qytet tjetër, i armatosur me një Javelin ose një NLAW do t’a shkatërronte një tank me tipare të ngjashme. Prej 24 shkurtit, ushtria ukrainase ka shfaqur bindshëm epërsinë e metodës së saj të luftës.

Kjo e çoi Jedin në temën e dytë që donte të diskutonte: taktikat dhe doktrina ruse. Ai tha se kishte kaluar pjesën më të madhe të javëve të fundit në llogore në veriperëndim të Kievit.

“Rusët nuk kanë imagjinatë. Ata duhet të granatonin pozicionet tona, duhet të sulmonin në formacione të mëdha dhe kur sulmet e tyre të dështonin, duhet ta bënin përsëri. Ndërkohë, ukrainasit do detyroheshin të bastisnin linjat ruse në grupe të vogla natë pas nate, për t’i rraskapitur” – tha ai.

Doktrina ruse mbështetet në komandën dhe kontrollin e centralizuar, ndërsa ushtria ukrainase mbështetet në iniciativën individuale të çdo ushtari, nga më i ulëti tek gjenerali, jo vetëm për të kuptuar misionin, por edhe për të përdorur iniciativën e tyre për t’iu përshtatur nevojave të një fushe beteje kaotike dhe gjithnjë në ndryshim për të përmbushur atë mision.

Edhe pse ushtria ruse është modernizuar nën drejtimin e Vladimir Putin, ajo kurrë nuk e ka përqafuar strukturën e decentralizuar të komandës dhe kontrollit të misionit që është shenjë dalluese e ushtrive të NATO-s dhe që ukrainasit e kanë adoptuar menjëherë.

Rusët nuk u japin besim ushtarëve të tyre. Ata u thonë ushtarëve të tyre që të shkojnë nga pika A në pikën B dhe vetëm kur të arrijnë në pikën B do t’u thuhet se ku të shkojnë më tej. Ushtarëve të thjeshtë rrallë u thuhet arsyeja pse po e kryejnë atë detyrë. Kjo komandë dhe kontroll i centralizuar mund të funksionojë, por vetëm kur ngjarjet shkojnë sipas planit. Kur plani nuk qëndron, metoda e tyre e centralizuar shembet.

Mungesa e njohurive e ushtarëve të thjeshtë korrespondonte me një histori që më tregoi Jed.

“Gjatë një sulmi të dështuar gjatë natës, një grup ushtarësh rusë humbën në pyllin aty pranë. Në fund filluan të thërrasin. U ndjeva keq. Ata nuk e kishin idenë se ku të shkonin, por askush nuk mund t’i ndihmonte” – tha ai.

Kur e pyeta se çfarë ndodhi me ta, ai më ktheu një vështrim të zymtë.

Në vend që të përgjigjej, ai foli për avantazhin që gëzojnë ukrainasit me teknologjinë e shikimit gjatë natës. Kur i thashë se kisha dëgjuar se ukrainasit nuk kishin shumë syze për shikimin gjatë natës, ai tha se kjo ishte e vërtetë dhe se atyre u duheshin më shumë.

“Por ne kemi Javelin. Të gjithë po flasin për Javelin si një armë antitank, por njerëzit harrojnë se Javelin kanë gjithashtu një CLU” – shtoi ai.

CLU është një lente termike shumë e aftë që mund të funksionojë pavarësisht nga sistemi i raketave. Në Irak dhe Afganistan, ne shpesh mbanim Javelin në misione, jo sepse prisnim të ndeshnim ndonjë tank të Al-Kaedës, por sepse CLU ishte një mjet kaq efektiv. Ne e përdornim atë për të parë kryqëzimet rrugore dhe për t’u siguruar që askush nuk na kishte bërë pritë. Javelin ka një distancë më të madhe se një milje.
E pyeta Jedin se si po luftonin rusët.

“Ukrainasit i presin dhe u bëjnë pritë shumë afër”. Kur e pyeta se sa afër, ai u përgjigj: “Ndonjëherë e frikshme sa afër.” Ai më foli për një ushtar ukrainas që ai dhe disa anglishtfolës të tjerë i kishin vënë nofkën “Maniaku” për shkak të rreziqeve që merrte në luftën kundër tankeve ruse.

“Maniaku” ishte djali më i këndshëm, krejtësisht i butë dhe i qetë. Në një përleshje, ai shndërrohej në një “psikopat”, trim si dreqi. Më pas ai kthehej menjëherë ai djali i mirë dhe me sjellje të butë” – tha ai.

Unë nuk isha në gjendje të verifikoja asgjë që më tha Jed, por ai më tregoi një video që kishte bërë në një llogore dhe bazuar në detajet që më dha për kohën e tij me marinsat, historia e tij dukej e besueshme.
Sa më gjatë që flisnim, aq më shumë biseda largohej nga kapaciteti ushtarak i Ukrainës drejt psikologjisë së ushtrisë së saj. Napoleoni, i cili luftoi shumë beteja në këtë pjesë të botës, vërejti se “morali është për fizikun, ashtu si tre për një”.

Në Ukrainë – të paktën në këtë kapitull të parë të luftës – fjalët e Napoleonit kanë qenë të vërteta, duke u dëshmuar në shumë mënyra vendimtare.

“Motivimi ynë është faktori më i rëndësishëm, më i rëndësishëm se çdo gjë. Ne po luftojmë për jetët e familjeve tona, për njerëzit tanë dhe për shtëpitë tona. Rusët nuk kanë asgjë nga këto dhe nuk kanë ku të shkojnë t’i gjejnë ato” – më rrëfeu pak ditë më parë një ushtarak ukrainas. / The Sunday Times, përktheu LAPSI.al



9 Comments

    1. o idiotër komunistët dje dhe neokomunistët sot, si putini e edvini kanë qenë mjeshtra të mashtrimit me propogandë, nuk ua kanë mësuar mamatë kurva për komunizmin?

      1. Eeeee, ky trapi kujton se po shef filma hollivudi per dit te shtune. Do haj nai plumb bytheve dhe do i dali gjumi 🙂

  1. ushtria ukrainse nga nje fitore ne tjetren po i afrohet kufirit te polonise thotë:

    Po qe se Mariopoli eshte fitore lere
    Po ameriqenet edhe ikjen me vrap nga kabuli fitore e quajne
    Une them te dalim nga NATO perpara se te na bjere ne pjese ndonje fitore si me siper.
    Rrofte bideja, trumpi, bill klintoni edhe madellene ollbrajti.

  2. Wtf🤮🤮🤮🤮🤮🤮. Neser prite lur te takoje ky tipi ate plaken qe ka helmuar nja 150 ushtare rus me biskota tani🤪😂🤪🤮. Keta te vrisnin mendjen kaq shume per ti dhene dum konfliktit qe ne nisje apo me perpara sa e vrasin per rrena e propagande, do kishte qene 100 here me mire puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *