• |
ide | kryesore

Deputeti i PD zbulon si i priti Basha kritikat: As skuqej, as zverdhej

-Instant, Arkiva, Lajme



Humbja në zgjedhjet lokale të 6 marsit, u pasua me një seri mbledhjesh në Partinë Demokratike, që më pas sollën edhe dorëheqjen e kreut të kësaj partie Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “ABC Live”, deputeti demokrat, Dashnor Sula ka treguar edhe debatet në këto mbledhje para se Lulzim Basha të ikte nga posti i drejtuesit të PD, pas 9 vitesh.

Ai tregoi se Basha në çdo mbledhje nuk bënte asnjë lloj debati, por vetëm mbante shënim në një bllok të tij. Këtë bllok shënimesh sipas Sulës, ish-kreu i PD-së ia ka dorëzuar liderit të përjetshëm të PD-së, duke iu referuar Sali Berishës.

“Më bëri përshtypje se gjatë 5 orëve Basha nuk debatoi me një deputet. Dhe vetëm shkruante. Dhe në momentin që fliste shpejt dikush, Basha u thoshte që prit mos flit shpejt se do e shkruaj këtë. I merrte të gjitha shënim, 5 orë. Nuk u kuq nuk u verdh dhe aq më tepër për t’u nxirë. Kurrë nuk bëri debat dhe vetëm shkruante” – tha Sula.

Deputeti Sula duke cituar fjalët e tij në mbledhje ka shtuar se edhe pse foli për 35 minuta, Lulzim Basha ia ka mbajtur të gjitha shënim.

“Janë dëshmitarë deputetët, u kam thënë që Basha duhet ta ketë temperaturën e trupi 35 gradë. Është i ftohtë, nuk kuqet nuk zverdhet nuk i lëviz nervi është rast për studim. Këtë kam thënë” – ka shtuar Sula.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *