• |
ide | kryesore

Inter e Milan gati të “emigrojnë” e për stadiumin e ri mund të braktiset San Siro

-Instant, Sport



Interi dhe Milani duan një stadium të ri. Klubet e Milanos duhet të kenë një stadium të ri. Një impiant në pronësi dhe qendror për mendimet dhe planet e zhvillimit të Suning dhe fondit Elliott. Për të provuar të rikuperojnë terren ndaj konkurrencës evropiane, dy klubet milaneze nuk shohin asnjë rrugë tjetër të mundshme. Megjithatë, pavarësisht muajsh – në të vërtetë vitesh – diskutime, pavarësisht një projekti të paraqitur dhe zgjedhur dhjetorin e kaluar, kur të dy klubet preferuan Katedralen e projektuar nga studio Populous – në raport me Unazat e projektuara nga Manica/Sportium – situata mbetet ende në ajër. Ideja e një impianti të ri gati për sezonin 2026/27 – me kompromisin e arritur me kryebashkiakun e Milanos, Beppe Sala për të mbajtur San Siron e vjetër të paktën deri në inaugurimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2026 – u përplas mes dilemave dhe problemeve burokratike, konfrontime publike dhe si pasojë dyshime nga ana e Interit dhe Milanit, të cilët, nuk janë të përgatitur të shpenzojnë miliona të tjera për studime të reja fizibiliteti pa pasur garanci.

Nga këtu vjen, pra, sqarimi i raportuar sot nga La Gazzetta dello Sport, mbi vullnetin e dy klubeve për të parë përreth dhe për të zgjedhur një zonë të re për stadiumin. Cilën? Për gazetën milaneze ka vetëm një terren tërheqës: zona Sesto San Giovanni ku ndodheshin fabrikat e çelikut Falck. Sipas Gazzettas, deri më tani nuk ka pasur “kontakte të drejtpërdrejta mes drejtuesve të Interit dhe Milanit dhe kryebashkiakut të Sestos, San Giovanni, por në muajt e ardhshëm historia e stadiumit të ri mund të pësojë një pikë kthese që dukej e paimagjinueshme para pandemisë, kur projektet u prezantuan në Politecnico të Milanos”. Një pozicion që nuk duket të jetë një cështje presioni, por që lind, siç u përmend, nga një domosdoshmëri. Një strukturë në pronësi është thelbësore për rritjen ose zhvillimin e klubit, për të mbajtur ekonomikisht ritmin me konkurrencën evropiane. Një cështje e konsideruar fatale, një problem zgjidhja e të cilit nuk mund të shtyhet më pafundësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *