• |
ide | kryesore

“Show me peshqit e vegjël”/ Këlliçi: Kreu i vjedhjes është incineratori i Tiranës me në krye Veliajn si përgjegjës

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputeti Belind Këlliçi nga selia blu ka reaguar për arrestimet lidhur me aferën e inceneratorëve. Këlliçi e cilësoi operacionin e sotëm të SPAK për aferën e incineratorëve të Elbasanit dhe Fierit si show-n e radhës me “peshqit e vegjël”. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat tha se Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë vetëm pikënisja dhe se prangat duhet të tunden mbi përgjegjësit kryesorë. Ndër të tjera Këlliçi theksoi se kreu i gjithë kësaj vjedhje është incineratori i Tiranës.

“Sot ka pasur urdhër-arreste për incineratorin e Fierit dhe Elbasanit por kreu i gjithë kësaj vjedhje është incineratori i Tiranës, skema mafioze me të dhe përgjegjësi kryesor është Veliaj. Me firmën e tij i ka hapur rrugë koncesionarit për të marrë 128 mln euro një kompanie që është themeluar vetëm 24 orë para se të merrte kontratën me shtetin shqiptar.Uroj që me këtë dosje drejtësia të bëjë një herë të vetme drejtësi. Nuk është një lajm i gëzueshëm vetëm kërkesa për të arrestuar një deputet të PS dhe çuar prapa qelisë drejtues të Agjencisë së Mjedisit dhe agjencive të tjera që kanë qenë të përfshira por është momenti për të kërkuar që Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Ëngjëll Agaçi të mbajnë përgjegjësi për aferën më të madhe të shekullit”, tha Këlliçi.



3 Comments

  1. Ore te gjith hajdutet nga edi rama dhe te gjith ajdutet majtas e djathtas po sa ka vjeddh sal qori me lul shtremsin do ja nigjoni ppazmatan.

  2. KELYSHAT E SOORRROSIT MENDOJNE T GJITHE SI SORROSI QE JANE MBI LIGJIN

    SHPRESOJME QE DREJTESIA SHQIPTARE TI SHKULE NJE NNGA NJE KETE FARE TE KEQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *