• |
ide | kryesore

Rusia shkel premtimin për paqe, bombardon qytetin Chernihiv

-Instant, Arkiva, Planet



Sulmet ruse në Chernihiv s’kanë ndaluar pavarësisht premtimit të Moskës për të reduktuar aktivitetin ushtarak atje.

Guvernatori, Viacheslav Chaus, shkoi në Telegram: “A e besojmë ne? Sigurisht që jo,” tha ai, duke shtuar se Rusia kishte bombarduar Chernihiv “gjatë gjithë natës”. 

Të martën, Rusia tha se do të reduktonte sulmet në Chernihiv dhe kryeqytet, Kiev.

Zëvendësministri i mbrojtjes së Rusisë, Alexander Fomin, tha se vendi do të “ulë aktivitetin ushtarak” në një përpjekje për të “rritur besimin e ndërsjellë” në bisedimet e paqes.

Por premtimi u prit me skepticizëm.

“Ukrainasit nuk janë njerëz naivë,” tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

Ndërsa Chaus pretendoi se forcat ruse kishin “kryer sulme në qytetin Nizhyn, përfshirë sulme ajrore, dhe gjatë gjithë natës ata goditën qytetin e Chernihiv”.

Kryetari i bashkisë Chernihiv, Vladyslav Atroshenko, tha se premtimi i Rusisë për të reduktuar sulmet e saj në Kiev dhe Chernihiv do të ishte një lajm i mirë nëse do ishte i vërtetë.

“Ka pasur granatime me artileri çnjerëzore në disa zona të banuara të qytetit, rreth 35 persona u shtruan në spital, njerëzit humbën këmbët dhe disa të tjerë u vranë”, tha ai për BBC.

Sirenat e sulmit ajror ranë në Kiev në orët e para të së mërkurës, disa orë pasi Rusia tha se do të tërheqë disa trupa nga rreth kryeqyteti.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas pretendojnë se Rusia po vazhdon të ripozicionojë forcat larg Kievit, ndoshta si pjesë e një përpjekjeje për t’u ripërqendruar në rajonet lindore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *