• |
ide | kryesore

Amy Schumer, e tronditur nga incidenti mes Will Smith dhe komedianit

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Amy Schumer ka folur së fundmi për incidentin mes Will Smith dhe komedianit Chris Rock gjatë Oscarrs.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Schumer nisi të diskutonte rreth ngjarjesfilluar me një shaka që promovonte shfaqjen e saj të re Hulu, por kaloi më pas në mbështetje të Rock.

“Mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se mënyra më e mirë për të zbërthyer atë që ndodhi është të transmetoni serialin tim @lifeandbethhulu dhe të më shihni në turne këtë vjeshtë. Por me të vërtetë”, filloi ajo.

“Jam ende e traumatizuar. Unë e dua mikun tim @chrisrock dhe besoj se ai e trajtoi atë si një profesionist. Qëndroi atje lart dhe i dha një Oscar mikut të tij @questlove por e gjithë kjo ishte shumë shqetësuese.”

Aktorja e “Trainwreck”, 40 vjeç, u shpreh se” Smith duhet të ketë përbrenda shumë dhimbje që reagoi në atë mënyrë. “Jam , e shtangur dhe e trishtuar”, përfundoi Amy shënimin e saj. “Jam krenare për veten dhe mikpritësit e mi. Por duke pritur që kjo ndjenjë e pështirë pas asaj që ne të gjithë dëshmuam.”

Will i kërkoi falje publike Chris, pasi e goditi me shuplakë gjatë ceremonisë për shkak të batutës që ai bëri për Jada Pinkett.
“Gabova. Jam i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem”, shkroi ai. “Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *