• |
ide | kryesore

“Mos u tallni me pensionistët”/ Berisha nga Kuvendi: Nuk kanë lekë për ilaçe dhe ushqime, ju paguani aferat

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka komentuar ngjarjet e fundit si dhe urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK. Në fjalën e tij para Kuvendit, ish-lideri demokrat me ironi vërejti se qeveria Rama ka mjaftueshëm para për të paguar aferat korruptive të inceneratorëve, por nuk ka të holla për të ndihmuar pensionistët që po vuajnë pasojat e krizës së çmimeve. Sipas Berishës, fondi i caktuar për ndihmesën e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë për vendin, nuk është asgjë krahasuar me fondet e depozituara për ‘mbështetjen’ e organizatave kriminale.

“Ju depozitoni fonde në këtë organizatë kriminale sepse ju jeni vetë, ma thoni çfarë ka organizata kriminale më shumë?! Kjo është kriza. Pensionistët sipas INSTAT ushqimet janë rritur me 7.3%, pensionisti me ato pak lek që merr i shkojnë ushqime dhe ilace, mos u tallni me ata. Sepse pensioni nuk të del për asgjë tjetër. Asgjë nuk blejnë dot as ushqime as ilaçe.

Sot ata marrin 4 % më pak ushqime. Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin më të lartë të historisë 2021? Çfarë ndodhi? Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajin gusht-shtator? Në një kohë kur nuk duhen zbrazur kurrë duhet ruajtur si një rezervë për vjeshtën. Për këtë nuk u ndëshkua askush, pse? Sepse është organizatë kriminale, aty është shkelur ligji por nuk e ka bërë vetëm. Njësoj si mekanizmi i inceneratorëve. Nuk kemi asnjë shkak përvec vjedhjes së energjisë elektrike, përse në Kosovës nafta është 1.7 euro dhe këtu 2.4 euro. Zotëria thotë nuk i heq taksat. Ministret janë të paafta”, tha Berisha.



7 Comments

  1. Me ne fund ka opoxite!!Keto jane hallet tamam te popullit qe nuk ka BUKE ne tavolinee per femijet dhe pensionistet!!Qeveria krihet e perdridhet nuk mendojne me se cdo te thote te mos kesh mgrofje dhe ilace !!Keto jane Zengjinjet e rinj Qe jane shume gjakpires dhe te pangopur!!! Populli ka nje shprehje te vieterei:RUHUNI NGA ZENGJINJET E RINJ!!!Jane pa skrupuj!!😤😤😤👎👎

  2. ti je non grata dil jashte qelbesire vucidoli me gjithe bythqiret qe te vijne mbrapa se nuk puth me pushtet ti kriminel

  3. SHUME DREJT KA FOLUR
    BERISHA NUK PENGON ASNJE TE BEJE OPOZITE
    KUSH NUK KA BYTHE TE BEJE OPOZITE TE MOS E SHAJE SALEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *