• |
ide | kryesore

Bllokohet makina me kanabis në Lezhë, arrestohen dy trafikantët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka arrestuar në fshatin Pllanë të Lezhës, dy trafikantë droge. Të arrestuarit quhen Ardit Marku dhe Emiljan Gega, të dy nga Kurbini. Ata po transportonin me makinën e tyre 26 kg kanabis dhe për kapjen e tyre, Policia e Lezhës organizoi një operacion të koduar me emrin e fshatit, operacionin “Pllana”.

Operacioni i nisur nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u krye në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Lezhës.

Policia, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy persona po transportonin lëndë narkotike me automjetin e tyre në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, zuri pritë në Pllanë dhe ndaloi një automjetet “Mitsubish” për ta kontrolluar.

Mjeti drejtohej nga Ardit Marku dhe pasagjer ishte Emiljan Gega, të cilëve iu gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë të zezë me 26 kg kanabis.

Në vijim u bë arrestimi i tyre, i Ardit Markut, 26 vjeç dhe Emiljano Gegës, 22 vjeç, të dy banues në Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Atyre iu sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *