• |
ide | kryesore

Rusët ekzekutojnë fotoreporterin ukrainas në Kiev

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Një fotoreporter është viktima e radhës e sulmeve ruse në Ukrainë, që vazhdojnë pa ndërprerje në ditën e 38-të. Maks Levin, babai i katër fëmijëve u vra në kryeqytetin ukrainas, Kiev, sipas zyrtarëve vendas.

Levin u zhduk më 13 mars teksa ishte në krye të detyrës, ndërsa trupi i tij u gjet ditën e djeshme në fshatin Huta-Mezhyhirska, raporton Sky News.

Shefi i fotografit tha se ai ka qenë i shoqëruar me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov.

Deri më tani nuk ka një informacion për vendodhjen dhe gjendjen shëndetësore të gazetarit.

Në 23 mars, në Kiev u vra dhe gazetarja Oksana Baulina, teksa po filmonte shkatërrimin pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit.

Më herët, në 13 mars, ish-gazetari i “New York Times”, Brent Renaud u vra nga rusët në Irpin, ndërsa dy gazetarë të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.



1 Comment

  1. U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te dhe I dhente qetesi.

    Zoti I dhente fuqi familjes se tij dhe force per te qene be rruge te Zotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *