• |
ide | kryesore

Fjalimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në ‘Grammy 2022’

-Instant, F1, Paparazzi



Prresidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mori pjesë në ‘Grammy 2022’ përmes një video-mesazh për të folur për luftën Ukrainë-Rusi.

“Lufta. Çfarë është më e kundërta me muzikën? Heshtja e qyteteve të rrënuara dhe njerëzve të vrarë,” tha lideri ukrainas . “Fëmijët tanë vizatojnë raketa fluturuese, jo yje që gjuajnë. Mbi 400 fëmijë janë plagosur dhe 153 fëmijë kanë vdekur. Dhe ne nuk do t’i shohim kurrë duke vizatuar.”

Sipas Presidentit Zelenskyy, prindërit në Ukrainë “janë të lumtur që zgjohen në mëngjes – në streha për bomba, por të gjallë. Të dashurit tanë nuk e dinë nëse do të jemi përsëri bashkë.”

Duke e lidhur mesazhin e tij me temën muzikore të natës, Presidenti Zelenskyy vazhdoi: “Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve. Ata u këndojnë të plagosurve. Në spitale. Edhe atyre që nuk mund t’i dëgjojnë. Por muzika do të shpërthejë gjithsesi. Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetojmë, të duam, të tingëllojmë.”

Më pas ai rrëfeu se vendi i tij po përballet me “heshtje të tmerrshme” mes situatës së vazhdueshme me Rusinë, duke shtuar: “Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj! Mbusheni sot. Për të treguar historinë tonë. Tregoni të vërtetën për këtë luftë në rrjetet tuaja sociale, në TV. Na përkrahni në çfarëdo mënyre që mundeni. Çdo gjë, por jo heshtje. Dhe atëherë do të vijë paqja.”

Pas këtij fjalimi, John Legend u ngjit në skenë, së bashku me artistët ukrainas Siuzanna Iglidan, Mika Newton dhe Lyuba Yakimchuk, për të performuar këngën e tij të re “Free”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *