• |
ide | kryesore

Aktori i njohur takohet me presidentin ukrainas : Je heroi im

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Ben Stiller së fundmi ka zhvilluar një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Producenti dhe regjisori po viziton Evropën si pjesë e rolit të tij si Ambasador i Vullnetit të Mirë për Kombet e Bashkuara dhe u ndal për të parë komedianin e kthyer në politikan, të cilin ai e lavdëroi për reagimin e tij ndaj pushtimit rus duke e quajtur ‘heroi im’.

Ben u takua me Zelenskyy në zyrën e tij presidenciale pasi vizitoi rrënojat e Irpin. Ai u fotografua duke ecur nëpër rrënojat e vendbanimeve të bombarduara nga forcat ruse.

“Është një gjë të shohësh këtë shkatërrim në TV ose në rrjetet sociale. Një tjetër gjë është ta shohësh të gjithë me sytë e tu. Kjo është shumë më tronditëse,” tha Stiller.

“Ajo që patë në Irpin është padyshim e tmerrshme. Por është edhe më keq të imagjinosh se çfarë po ndodh në vendbanimet që janë ende nën okupim të përkohshëm në lindje,” i tha Zelensky, Stiller.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon pasi forcat e tyre filluan një pushtim në shkallë të gjerë më 24 shkurt – konflikti i parë i madh tokësor në Evropë në dekada./Lapsi.al

Goodwill Ambassador Ben Stiller visits Lypki, Irpin. © UNHCR/Andrew McConnell

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *