• |
ide | kryesore

24 orë e zhdukur, gjendet kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudja Marku është gjetur. 24 orë pasi ajo shkëputi marrëdhëniet me familjen, duke humbur gjurmët, e reja është gjetur në Lezhë. Policia lokale ka bërë të ditur se Marku është shoqëruar për në komisariat ku po merret në pyetje. Për momentin është e paqartë arsyeja se përse ajo shkëputi kontaktet me familjarët.

Një ditë më parë, bashkëshorti i saj, Oltion Marku, një oficer policie në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, denoncoi në polici largimin e saj nga shtëpia.

Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:

Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:

Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *