• |
ide | kryesore

Përgjigjet e formularit për Këshillimit Kombëtar/ Shqiptarët pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama se bashku me drejtoren e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, kanë dalë në një koferencë për të prezantuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se për Këshillimin Kombëtar janë marrë përgjigjet e mbi gjysmë milion qytetarë. Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano tha se pyetësori është plotësuar nga mbi 500 mijë qytetarët ku nga ato vetëm 2 % e tyre ka rezultuar e pavlefshme.

“Pyetësori u përdor me 3 metoda për të marrë mendimin përmes mendimin me zarf në shtëpi, plotësimit online dhe plotësimi i tyre ne tendat e ngritura në 61 bashkitë e vendit. Pyetësorin e kanë plotësuar 563 195 qytetarë, ndërsa nga këto 9447 kanë rezultuar të pavlefshëm ose 2 % të totalit.”, tha Cano.

Në përgjigjet e dhëna shqiptarët janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore.



6 Comments

  1. po hajde ta kuptojne keta o edo se cdo te thuash ti me kanabis medicinal, kujtojne qe do plasi hashashi rruges se dy pare mend kane. me pelqeu interpretimi, bonus i madh do jete per ekonomine

  2. legalizimi nese kontrollohet forte nga shteti do jete nje bonus i madh per ekonomine edhe per punesimin, thjesht nuk duhet abuzuar. respekte

  3. Pyetsor ku mund te votoje sa here te doje ????????? Je gjigant e nje kohesisht hajvane ne ate sesi kerkon , vepron dhe e realizon diçka per te arritur qellimin tend te mbrapsht . E merr me metoda meskine , e merr me intriga , e merr edhe me hir edhe me pahir por kurre me menyre demokratike qe eshte referendumi . Ti kurre ne jeten tende nuk bere nje xhest burreror , e vret gjarperin me duart e te tjereve , i nxjerr geshtenjat nga zjarri po me duart e te tjereve dhe ne fund faji eshte personal . Ku vajti sllogani yt : “te gjithe fajin e ka Saliu” ?
    Çfardo te beshe , nje gje e shte e sigurt , ty per popullin as ta ndjen nga ndonje ane por qellim te vetem ke te frysh xhepat e tu duke e vjedhur popullin tend . Ti thjesh je nje xhepist i babezitur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *