• |
ide | kryesore

Rama i lumtur që edhe Serbia votoi pro pezullimit të Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Rusia u pezullua nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut ne OKB. Kryeministri i Shqipërisë kujdeset të theksojë edhe votën e Serbisë pro kësaj rezolute kundër Rusisë. 

“Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin! #HRC promovon ” respektin universal për mbrojtjen e të gjitha # të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë dhe adreson shkeljen e të drejtave të njeriut”. Lufta e #Rusisë në Ukrainë dhe krimet e saj të tmerrshme janë kundër gjithë kësaj. #UNGA tregoi sot sërish se nuk do ta tolerojë”- shkruan Rama.



17 Comments

  1. Me shume kenaqet kur voton Vuçiçi kundra Putinit sesa kur voton vete . Keshtu kujton se po na mbush mendjen me Ballkanin e Hapur . Ky eshte k@r komplet , shume i gjate .

  2. Gezimi i Rames per Vucicin e votimet jashte apo brenda Serbie e kane edhe bishtin. Lideri global i shet ato edhe si arritje te tijat dhe fuqi ne bindese per ta terhequr Serbine drejt perendimit.

    A ka budalla qe mendon se Vucic nuk ka marre lejen e Russie per ta mbajtur si dikur pozicionin e “TE PA ANGAZHUARIT”?

    Tito ia pa hajrin e mori para sa deshi nga Perendimi e Lindja me kete pozicion edhe gjate Luftes se Ftohte dhe serbet dîne ta luajne fort kete loje

    Edhe Rama do ta donte, ndaj ishte kunder futjes ne NATO ne opozite, por nuk e llogariti njeri.

  3. Pershendes te gjitha kombet qe u bashkuan per te denuar Rusine, per agresionin brutal kunder popullit te Ukraines. Nje arritje e madhe e kombeve te lira. Bota po tregon nje soladeritet te mahnitshem duhen falenderuar!

  4. Kjo shfaq iniciativen reale te kombeve ballkanike dhe perpjekjet e tyre per tu bashkuar ne BE nje xhest per tu vleresuar vertete

  5. Shume mire qe gjith liderat e ballkanit votojne kunder ksaj lufte,
    duhet tjemi pro paqes, lufta pervecse sjell humbje jetesh po ndikon drejtperdrejt dhe te ne

  6. Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Wothers, Alexandër Arvizzu, Donald Lu, Yuri Kim.

    Qindra akuza ndaj ambasadorve amerikanë dhe zero kundër ambasadorve rus.

  7. Snakes in Suits, Revised Edition: Understanding and Surviving the Psychopaths in Your Office Kindle Edition by Paul Babiak (Author), Robert D. Hare (Author) Format: Kindle Edition thotë:

    PSE LODHENI ME NJE PSIKOPAT
    AI JETON NE PLANET PARALEL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *