• |
ide | kryesore

Legalizimi i kanabisit/ Pse Ramës iu desh të fshihej pas Këshillimit Kombëtar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Idenë e legalizimit të kanabisit, Koço Kokëdhima e propozoi vetë, e mbrojti hapur dhe këmbënguli deri në fund. Pavarësisht se Ramën e pati kundër, nuk ngurroi t’i qëndrojë mendimit të tij.

Kurse Edi Rama nuk e artikuloi vetë si ide, por e solli në formën e një pyetësori. Nga 11 pyetje, 1 ishte për kanabisin. Vetë nuk iu përgjigj asnjëherë, por përgjigjen ia la “popullatës”.

Shpiku Këshillimin Kombëtar, ngriti pyetje, nxiti diskutime, shpërndau zarfa, foli për një proces votimi dhe shpalli rezultatin. Kështu krijoi perceptimin, se nuk ishte ai që mori vendim, por ishin shqiptarët që ia kërkuan të parët legalizimin e kanabisit.

Forma me të cilën po vjen legalizimi i kanabisit nuk paralajmëron asgjë të mirë.

Përse iu desh kryeministrit të shpikë Këshillimin Kombëtar, kur mund ta kishte marrë vetë një vendim të tillë?

Në vitin 2022, kompleksi i legalizimit të kanabisit konsiderohet i tejkaluar.

Maqedonia fqinje e lejoi kultivimin për qëllime mjekësore që në 2016, me synimin për t’u bërë një superfuqi në furnizimin e Evropës. Vendet e Bashkimit Europian janë të hapura për idenë e legalizimit. Qeveria e re e Gjermanisë planifikon ta legalizojë. Luksemburgu po ashtu.

Spanja dhe Holanda tolerojnë konsumin dhe rritjen e kanabisit për përdorim personal në shkallë të ndryshme. Republika Çeke dhe Portugalia e kanë dekriminalizuar kanabisin për përdorim personal.

Në nivel global, Uruguai, Kanadaja, Gjeorgjia, Meksika, Afrika e Jugut dhe 18 shtete të SHBA-së, si dhe kryeqyteti Uashington, DC., kanë legalizuar të gjithë konsumin rekreativ të kanabisit.

Një numër i madh vendesh në mbarë botën kanë legalizuar edhe marijuanën mjekësore si Austria, Kroacia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Pse Edi Ramës i duhet ta shmangë një vendim personal për kanabisin?

Kjo ka të bëjë me imazhin e Edi Ramës, si një politikan që ndër vite i ka shfrytëzuar zanatçinjtë e kanabisit, kultivues dhe trafikantë për të mbledhur vota dhe me raste, edhe për të bashkëqeverisur.

Në mandatin e parë të qeverisjes së socialistëve, Shqipëria kapi titujt kryesore të mediave ndërkombëtare si fole e kultivuesve dhe trafikantëve të kanabisit dhe si një nga pikat e furnizimit me drogë të Europës.

Mjafton të kujtohen mbi 120 policë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës sipas raportit të SHISH, parcelat e drogës në skajet e vendit, kufomat me plumb në kokë në magazinat e tharjes së kanabisit, policët e kërcënuar nga trafikantët , vrasjet mes bandave për prishje pazaresh, deputetë që fshihnin trafikantë droge në makina, biznese të ngritura me paratë e pista, gomonet me kanabis drejt Italisë dhe sigurisht: ish-Ministrin e Brendshëm të burgosur për bashkëpunimin me kushërinjtë e trafikut të kanabisit.

Historia e gjatë e flirtit me “drogën” e detyron sot Edi Ramën të organizojë një proces farsë votimi, ku nuk dihet se kush voton e kush numëron, por e zhvesh kryeministrin nga përgjegjësia e vendimmarrjes. Dhe kjo nuk paralajmëron asgjë të mirë.

Industria e re e kanabisit është delikate. Në Maqedoninë e Veriut, biznesmenët që investuan miliona dollarë për fabrikat me kanabis janë zhgënjyer nga tregu farmaceutik. Prandaj kanë nisur të eksplorojnë mënyra të reja për të fituar. Dy muaj më parë, policia maqedonase bllokoi kamionat me 1.5 ton kanabis të një kompanie të licensuar, që ishin nisur për t’u shitur në Bullgari. Jo për qëllime mjekësore. Nuk pati asnjë të arrestuar./Lapsi.al



33 Comments

  1. Kryeminister mafioz, moterqire. Po me qelbaniker jane keto nafijet e patornazhuar qe delpilojne lesht e gjoksit dhe te nxjerrin syte per Ramazonin.

    1. Ramen ,dhe ramapjellen, 780 mije zemra e votuan.

      Vari karin te tjerave.

      Legalizimi eshte i keq sepse do pastroje ata qe e trafikojne. Pra nga vrases rendom biznesmene, do quhen biznesmene dhe sdo kete me burg dhe parate do te jene te pastra. Pra bandat do te pastrohen dhe do te vimentojne vendin ne shoqeri.

      Edhe tani jane zoter te vendit nul duhet te kemi iluzione , por legalizimi i heq shoqerise politiles shtetit mekanizmin per ti burgosur aq sa eshte e mundur, me ramen aspk ama me berishen shume do e shohin burgun , sic e pane ne 2005 2013.

      Nje efekt tjeter i pa deklaruar eshte hapja e pazarit tek rama cilet do jene zyrtarisht te pastruar, dhe keta do hedhin leke shume qe te pastrohen dhe te zyrtarizohen
      Pra oportunitet i ri dhe rams do beje edhe nje dore lekesh te tjere.

      Rama eshte djallezor por ka shume djaj sot ne bote dhe ne shqiperi, fatkeqesia jone eshte 780 mije zemra qe vojne me karin ne fyt me bolet ne hunde

      Ndjese por 780 mije vete nuk kane interes direkt per te votuar ramen. Ata qe jane duke u pasuruar skane per tia pa hajrin, sepse loja e rames esgte tille qe fitpn ai dhe shuuuume pak rrerh tij te tjeret marrin gjera shuuume te vogla dhe svumoca e 780 mije votuesve smerr asgje por vecse vidhet poshterohet abuzohet cdo dite

        1. Ne fakt ata qe ven trurin ne pune sot jane ne minorance. Ne mazhorance jane reptilat si ti qe marin komanden dhe fillojne furcat lart e poshte per qeverine me te korruptuar ne Europe dhe te treten ne bote per korrupsion. Hajt na hongsh Paulinin o sufllaqe.

  2. Ky farë “këshillimi kombëtar” i Ramës, ngjet shumë me “referendumin” e Berishës së 18 dhjetorit.
    Që të dy i formuluan vetë pyetjet, e organizuan vetë “pyetsorin” pa transparencë , vetë i numëruan “rezultatet” e vetë i vulosën.

    1. Ashtu sic e the me lart, ku i ke rezultatet e SALIUT???! Qeveria aktuale jo vetem qe po i vendos ne zbatim por po vlereson mendimin e qytetareve

      1. Mendimi i qytetareve per ceshtje kaq te rendesishme meret me referendum i shoqja Nafije jo me letra propgande. Ju vinit kryqe ne fleta votimi duke i bere te pavlefshme me kamer siper koke e nuk e rruanit leshin, ti do na mbushesh mendjen me letrat pyetsor te bakallit. E cba ka gjet me ju skllever qe per nje 30-40 mije leke rroge shteti jeni bo si kurva semafori te propagandes gebelsiane te Ripjelljes.

  3. Duhen per te kamufluar mbjelljen e drogerave te tjera ne serat e kanabisit.

    Dhe kush do marri license per te mbjellur? Dhe ku do shitet?

    1. Ne fushen e kanabisit kemi profesioniste jane ata qe mbillnin malit ne kohe te veshtira tani do ja u japim mundesine ta mbjellimfushave por do ishte mire tja u Japim me PPP se keta ja dine radhen mire se ka pune por nuk ka profesioniste sa e trishte sot shikojme femije te shkollave 9 vjeçare pine hashash rrugeve pas legalizimit frike se do pihet edhe ne kopeshte sot qeverria nuk kthen vemendjen te çmimet e larta qe mezi po hame buke te ule taksat te PPP qe po na heqin buken e gojes keta kane lajthitur duhet te ikin 1 ore e me pare nuk besoj se ka dhene njeri mendimin pro droges ky qe nje kurth i felliqur gjoja ne po e bejme kete se e deshi populli

  4. Sa te prapambetur qe jeni mor.
    Por ka nje ndryshim drastik midis legalizimit mjeksor dhe dekriminalizimit hollandez. Ska sens te kerkoni mireqenie dhe civilizim, kur keni problem dhe me nje iniciative kaq normale qe eshte aplikuar ne shume shtete te civilizuara te botes. Vetem ne vendet e botes se 3 kane ide komplotiste si ju. Te pakten hidhini nje sy literatures shkencore per benefitet e kanabisit medicinal per parkinson, glaukome etj… Ose ose futini nje teke mbase ju sjell ne retrospektive dhe nuk shkoni me per tufezime ne mbledhjet e sales.

    1. Na shpjego pak o shkencetar si sherohet glaucoma nga kanabisi??? Apo parkinsoni??
      O skllever, ju per partine dhe idealin beheni fli.

      1. Per ty qe degjon 24/7 kenget rapsodike kushtuar legjendarit vicidolas dhe konspiracionet e fred cakos nuk ka efekt.

    1. O Sara pse ata qe e pine do heqin dore po u legalizua ? E di c do te thote te jesh perdorus ? Kush e ka radhen nga keta ministra te menaxhoje hashashin keta hajdute ordinere te ricikluar

  5. Keshillimi Kombetar ishte nje nder pikat ku kryeministri u dha mundesine qytetareve te jepnin mendimin e tyre jo vetem per legalizimin e kanabisit por edhe per shume pika te tjera.

  6. Qeveria po ben gjera pozitive per vendin jo me fjale, por me vepra. Ketu shfaqet diferencimi i PS nga partite e tjera qe e kane mendjen te blindimet e dyerve

  7. Vendim i duhur dhe pozitiv per ne popullin.Kjo eshte partia qe duam jo si partite e tjera qe shohin vetem per xhepat e tyre

  8. Mbeshtetje e madhe per ne popullim.PS nje vlere e madhe per ne dhe qe cso gje po e ben realitet.Gje te cilet nuk e beri asnji parti me pare por vetem na lanw ne mjerim

    1. Ina, Rezi, Mikeli,Tila , Sara, Stiljana, Ramizi , -blowjobsat e PPSH qe KariLindur 😂😂😂😂😂😂😂🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮
      Ikni me ne kongres mos rrini ne hale duke komentuar. Ikni se nuk meren vendime te rendesishme per fatet e atdheut pa ” voten tuaj”😂🤮🤮🤮🤮

  9. Dolet ju kurvat e kuqe? Nuk keni kongres o putana? Apo nuk ju pranojne , ju duan vetem per lepirje? Ju qifsha gjakun e kurves qe ju kalon ne deje o prostituta pa dinjitet.

  10. Armiqësia e Berishës ndaj shtypit të lirë dhe parimeve të qeverisjes demokratike në Shqipëri janë krahasur nga studies të Universitetit të Harvardit me atë të Slobodan Milosevic-it në Serbi, të Jean Bertrand Aristide-s në Haiti, të Mahathir Mohammad-it në Malajzi, të Alberto Fujimori-t në Peru, të Leonid Kravchuk-ut dhe Leonid Kuchman-it në Ukrainë etj.Kanabis per mjeksine o gazekar qe vendos titullin sikur ketu u legalizua kanabisi si ne hollande

  11. panorama është e qartë. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë në luftën kundër SHBA-ve, janë bashkë në frikën që kanë nga drejtësia dhe të koordinuar në gjithçka bëjnë. Dhe do vijojnë ta bëjnë deri në fund, derisa të vijë fundi i tyre.Ti xoni nuk e ke nderzimin artificial,por ty dhe shpellkaret ju ka pjellur salihu nga bytha o byrektori serb i salihut

  12. Pasi e mbaroi betejën me Lulzim Bashën, duket se Sali Berisha ka nisur t’i lëshojë me qira ambientet e Foltores.

    Kjo duket edhe nga këto foto, ku duket qartë se selia e “Foltores” është kthyer në butik për rroba.

  13. Shqiptarët “të fiksuar” pas targave të veçanta, mbi 8200 kërkesa në vit! I duan me inicialet e emrit dhe ditëlindje

  14. Po ckeshillim thoni rilindja nxorri njerez ne terren dhe u thoshin njerezve qe shenoni emrin se per te plotesuar e bejme vet dhe flet u conin vetem atyre qe ishi rilndas nuk u jepnin te gjitheve ja ky ishte keshillimi dhe kur i conin nuk u jepnin shansin ti lexonin por u rrinin ne koke qe ti mbushnin si donin at

  15. Po ca propagand e felliqur po ti legalizoje me tqifsha ropt ty dhe atij edhe kanabis edhe prostitucion te gjitha si ne europe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *