• |
ide | kryesore

Presidenti Ilir Meta ironizon Kongresin: U mblodh për t’i thënë socialistëve duhet të shkoni të gjithë në burg

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat këtë të shtunë. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ka ironizuar Kongresin e PS-së duke thënë se kryeministri Edi Rama e mblodhur për t’i thënë socialistëve që duhet të shkojnë të gjithë në burg përveç tij.

“Gjithçka që ka thënë presidenti para një viti ka dalë. Arrestimet brenda PS po shiten si sukses i reformës në drejtësi. Shohim që pas 1 viti, një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër dhe kjo kërkohet të paraqitet si sukses i madh i reformës në drejtësi. Mblodhi një kongres për t’i thënë socialistëve: Të gjithë duhet të shkoni në burg përveç meje.”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *