Kherson, Irpin, Mariupol, janë disa nga qytetet më të goditura në Ukrainë, që kur nisi agresioni ushtarak i Rusisë. E pikërisht për ti bërë homazhet e tyre rezistencës së këtyre qyteteve, Shakhtar Donetsk, për ndeshjen e parë miqësore të ‘Tour for Peace’ kundër Olympiacos, të zhvilluar në Athinë, vendosi të dalë në fushë me fanellat e veçanta: në vend të mbiemrave të lojtarëve, lexoheshin emrat e qyteteve më të prekura nga konflikti në Ukrainë.

