• |
ide | kryesore

“Les Clos des Ambres”, një shishe vere 1.200 euro për të festuar golin: Barella nuk kursehet per Interin

-Instant, Sport



Nicolò Barella festoi me një dolli të shtenjtë suksesin e Interit ndaj Veronës, i nisur nga goli i tij i shkëlqyer që hapi rezultatin. Mesfushori zikaltër, ekspert dhe i apasionuar pas verërave, nuk është kursyer për shpenzimet dhe postoi në rrjetet e tij sociale foton e verës me të cilën shoqëroi darkën pas fitores, një Meursault 1er Cru 2009 “Les Clos des Ambres” e 2009-ës, një shishe që për ata që e njohin vlerën arrin çmimin mbi 1200 euro. Një super-verë për një Barella që më në fund është rikthyer në nivelet shumë të larta të disa muajve më parë pas një periudhe mjegullimi. E ndoshta edhe për këtë një shpenzim i tillë duhej bërë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *