• |
ide | kryesore

Jada Pinkett Smith : Nuk doja të martohesha me Will

-Instant, F1, Paparazzi



Së fundmi është bërë virale një video e Jada Pinkett Smith në të ciën ajo deklaron se  nuk donte të martohej me Will Smith.

Në klipin e marrë nga emisioni i saj ‘Red Table Talk”, të vitit 2018, Jada pranoi se ka qarë para se të martohej me aktorin në natën e Vitit të Ri në 1997.

“Isha nën një presion të madh, e dini, isha e re dhe shtatzënë thjesht nuk dija çfarë të bëja,”u shpreh aktorja. Më pas ajo kujton nënën e saj Adrienne Banfield-Norris, e njohur gjithashtu si “Gammy” e cila e detyroi  atë dhe Smith të martohej pasi ajo mbeti shtatzënë me djalin e tyre të parë së bashku, Jaden, tani 23.

“Unë me të vërtetë nuk doja të martohesha,”Ne u martuam vetëm sepse Gammy po qante.Ajo më tha” ‘Duhet të martohesh, kështu që le të flasim për martesën’,” zbuloi  Pinkett Smith, duke e shtyrë Banfield-Norris të rrëfente, “Më kujtohet se doja shumë që ju  të martoheshit, por nuk e mbaj mend refuzimin tënd të idesë së martesës,” shtoi Norris. “Më kujtohet refuzimi i idesë së dasmës, por jo i martesës.”
“Dasma ishte e tmerrshme,” pranoi ajo. “Ishte një rrëmujë. Jada ishte e sëmurë. Ajo nuk bashkëpunoi me asgjë.” Ndërsa, Will i cili ishte gjithashtu i pranishëm në bisedë rrëfeu se ishte shumë i entuziasmuar për dasmën.

“Nuk ka pasur asnjë ditë në jetën time që të dëshiroja diçka tjetër përveçse të martohesha dhe të kisha një familje,” tha ai gjatë episodit. “Që nga mosha 5-vjeçare, imagjinoja se si do të ishte familja ime.”/Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *