• |
ide | kryesore

Stresi i kërkon falje publike Einxhel

-Instant, Paparazzi, Slider



Siç të gjithë e dimë, marrëdhëniet mes Stresit dhe Einxhel Shkirës nuk kanë qenë fort të mira dhe gjithçka nisi pas protestës për të ndjerin e vrarë, Klodian Rashën.

Sresi shprehu revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.

Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë në Instastory shkrimin e saj duke iu kthyer me një fjalor krejt të papërshtatshëm.

Pas përplasjes së parë, thumbat mes tyre vazhduan, ashtu edhe deklarat e forta kundër njëri-tjetrit. Por, duket se gjithçka është sqaruar së fundmi teksa Stresi i ka kërkuar Einxhelit falje publike. Reperi është shprehur se nuk ka asgjë personale me të, ndërsa e quan gjithashtu një prek konkurrenteve më të forta në “BBV”.

“Në radhë të parë natyra ime nuk është të merrem me femra, por situata ishte ndryshe I kërkoj falje çdo femre, sidomos Einxhelit. Është vajzë shumë e mirë pavarësisht se jemi keqkuptuar në disa situata, i kërkoj falje publikisht. Nuk kam asnjë gjë, është një vajzë shumë e mirë dhe ishte një banore e fortë në Big Brother.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *