Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Kombinat, Tiranë.
Policia bën me dije se 35-vjeçari Endrit Ismailaj, pas një konflikti është qëlluar me armë nga Emra Korteshin, 28-vjeç.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë autoritet njoftojnë se autori është në kërkim dhe se po punohet për kapjen e tij.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.