• |
ide | kryesore

Ekzekutuan Nazmi Bandulën, zbulohet makina e autorëve të atentatit në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është zbuluar fotoja e makinës që dyshohet se kanë përdorur autorët e ekzekutimit të Nazmi Bandulës, mëngjesin e 12 prillit 2022 në Shkodër. Ajo ishte një makinë tip Mercedez Benz ngjyrë ngri me targa të vjedhura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, teksa Bandula ishte ulur në një lokal pranë banesës, në lagjen “Partizani”. Në këto momente disa persona, ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një makinë e qëlluan për vdekje. Në momentin që ai ka parë që nga makina të qëllohej në drejtim të tij ka tentuar të largohet, por është rrëzuar i gjakosur vetëm pak metra më tej. 55-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa në vendngjarje mbetën shenjat e gjakut të tij dhe ato të plumbave të qëlluara nga autorët.

Policia ndërkohë ka nisur kontrolli dhe në pikat e makinave pasi ka dhe dyshime se ajo mund të jetë çmontuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *