• |
ide | kryesore

Nis goditja për aministinë fiskale të Ramës, zyrtari amerikan: Shenjë turpi për vendin, Shqipëria në listën gri të pastrimit të parave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërkombëtarët janë kundër amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria për shkak se ekziston frika se përmes saj prite të legalizohen paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sinjali i parë ka ardhur sot nga drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockwell, i cili është shprehur se fakti që Shqipëria mbetet ende në listën gri, është një njollë turpi për vendin tonë. 

“Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje kredibiliteti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një impakt kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë”, deklaroi Rockwell.

Ai përmendi edhe dosjen e zezë të inceneratorëve, e cila prej kohësh ka trazuar politikën shqiptare dhe konsiderohet si një prej aferave më të mëdha të të gjitha kohërave. 

“Kemi filluar të shohim përmirësime në fushën e pastrimit të parave, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Një akuzë e pastrimit të produkteve të veprës penale ishte pjesë e arrestimeve të SPAK në dosjen e incineratorëve, ndërsa po shohim përdorimin e efektshëm të këtyre akuzave nga prokuroria. Aksionet e fundit janë një nisje e mirë, por ka shumë punë për t’u bërë. Nuk nevojitet shumë ekspertizë për të parë përreth qytetit, në bregdet apo kudo, ku shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme në sistemin shqiptar”, deklaroi zyrtari amerikan në Tiranë.

Edi Rama duket i vendosur për bërjen e amnistisë fiskale, të cilën e solli edhe si një cështje të miratuar nga qytetarët gjatë procesit të Këshillimit Kombëtar, proces shumë i kontestuar dhe i dyshimtë për nga vërtetësia. Mbetet për t’u parë cili do të jetë qëndrimi i tij deri në fund. Vetë Rama ka thënë se nuk bëhet fjalë për legalizim të parave të korrupsionit dhe krimit, por për pasuri të fituara nga puna të të zezë kryesisht e emigrantëve shqiptarë. ©LAPSI.al



15 Comments

    1. Lexojeni mire ate qe ka thene ky amerikani i ambasades o trushpelaret e Lapsit. Lexojeni disa here, por nuk do te gjeni asnje fjale mbi amnistine fiskale. Se si e beri lidhjen e intervistes se tij me amnistine fiskale Lapsi ,vetem nje dreq e di.
      Hani ferra gomere, hani… se e meritoni. Prodhon lapsi te fresketa perdite.

      1. GOPI I SATOM O KURVE PARTIE, JEP EDHE MEN TI O PUSHT ?
        TI E KE BERE SURRATIN BYTHE E SE TURP O GJAKKURVE
        O TE QIFSHA LIBRIN RE SHTEPISE

  1. Do e boje Rama amnistine pavaresisht reagimeve te nderkombetareve, ja ka premtuar krimit qe e ndihmon ne vjedhjen e votave prandaj sajon keshillime e kurverime sepse eshte peng i krimit.

  2. Kanabisi dhe amnistia jane loja . Edhe nese has pengesa nga nderkombetaret apo opozita dhe nuk realizon kanabizimin dhe amnistine fiskale , perseri qellimin e arriti . I gjati ine po i thote krimit , vazhdoni punen pa frike por dua ndihmen tuaj ne fitoren e zgjedhjeve te ardheshme lokale . Ky njeri eshte bere pengese serioze ne prosperitetin e vendit dhe ne ndarjen perfundimtare te krimit me shtetitn . Nese gjarperit nuk i pritet koka perseri do vazhdoje te kafshoje e te helmoj . Huqi del me shpirtin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *