• |
ide | kryesore

Rama sulmon raportin e DASH: I pavlerë, “copy paste” vit pas viti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama reagoi 24 orë më vonë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit që bënte një sërë kritikash të rënda për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Por Rama ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm duke mos dhënë asnjë përgjigje për kritikat, por duke e konsideruar këtë raport të pavlerë dhe përsëritje vit pas viti.

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit😀” – shkroi Rama në Twitter.

Por Departamenti amerikan i Shtetit bënte kritika të forta lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri se gjatë vitit 2021 për “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet lokale”.

“Mosndëshkimi mbeti një problem, megjithëse Organi i Specializuar për Antikorrupsionin dhe gjykatat antikorrupsion bënë përparim të rëndësishëm gjatë vitit në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”, thuhet në raport.

LEZOJE KETU TE PLOTE: Raporti i DASH: Korrupsioni në Shqipëri i përhapur në të gjitha degët e qeverisë



8 Comments

  1. Ore mund te me thote njeri ka pranusr ndonjehere ky kritika apo deshtime te qeverise se tij. Kurre!. Te gjithe paraardhesit e tij i kane fajet, nga Skenderbeu i pare deri tek Saliiu.Eshte fatkeqesi kur njeriu jeton ne nje realitet tjeter dhe kur ky drejton nje komb kjo esbte disastre.

  2. Kur i vjen ngordhja qenit shkon e shurron ne dere te xhamise apo kishes .
    Derrat kane nje turi , aty ku e vene po aty e lene dhjamin .
    Zullumi keputet duke u trashur.
    Kur i krruhet bytha dhi-palloshit shkon e ha buken e bariut.
    Krruaje me gjethe fiku krruaje o pallooooooooooooosh

  3. O Ramazan o moterqir. Hajdut vjet hajdut si jet hajdut edhe vitin tjeter. Pru te shkerdhefsha librin e ropve

  4. Raportet e DASH nuk reflektohen ne deklaratat dhe takimet e Ambasadores Kim, e cila kur vjen puna per qeverine Rama ka vetem elozhe.

    Shume e habiteshme!!!

  5. Rakipi ishte deputet i PDIU aleate e PD dhe Berishës, dhe akuzojnë nga njëra anë se është deputet i Ramës dhe nga ana tjetër i kërkojnë Berishës që të deklarohet për ish deputetin Rakipi dhe shpalljen e tij “non grata” nga SHBA. Duke akuzuar nën zë se ishte një mbështetës i Berishës, që kur doli deputet, apo me mbështetjen që i bëri “Foltoreve” nga ana financiare, logjistike dhe njerëzore për të rrëzuar Bashën nga drejtimi i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *